Facebook e konfirmon: Rregullohen të gjitha problemet në rrjetet sociale
teknologji
Facebook e konfirmon: Rregullohen të gjitha problemet në rrjetet sociale

Facebook e konfirmon: Rregullohen të gjitha problemet në rrjetet sociale

Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë përjetuar ndërprerje të konsiderueshme, përkatësisht për dy orë rresht.

Mijëra njerëz kanë regjistruar ankesa në faqen e internetit downdetector.com, me ata që përdorin faqen kryesore të Facebook dhe aplikacionin që ka probleme me ngarkimin e ballinës dhe madje edhe hyrjen në rrjetin social, transmeton lajmi.net.Facebook Messenger dhe WhatsApp, që të dyja aplikacionet nuk arritën të dërgonin dhe të merrnin mesazhe, dhe përjetuan probleme të tjera në lidhje.

Njoftimet në Instagram gjithashtu kishin vështirësi në ngarkim dhe përditësim.

Një zëdhënës nga radhët e kompanisë i tha Sky News se “më herët sot, disa përdorues mund të kenë përjetuar probleme me lidhjen në aplikacione. Problemi është zgjidhur tashmë, na vjen keq për çdo shqetësim”.

Të gjitha aplikacionet dhe shërbimet janë në pronësi dhe të gjigantit të rrjeteve sociale ‘Facebook’, që pothuajse para një muaji përjetoi probleme për një ditë rresht. 

© ZHURNAL 15.04.2019, 10:34 | L.E. | 404 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm