Decenium Special Edition do të kushtojë më shumë se Audi R8 (Foto)
auto
Decenium Special Edition do të kushtojë më shumë se Audi R8 (Foto)

Decenium Special Edition do të kushtojë më shumë se Audi R8 (Foto)

Megjithëse, nuk do të ketë më shumë fuqi.

Audi ka bërë të ditur se e ka shtyrë prodhimin e modelit R8 deri më 2020, ndërsa do ta lansojë Decenium Special Edition, për ta shënuar dhjetë vjetorin, transmeton Telegrafi. Ky lajm dihet për disa muaj, por tani është bërë i ditur edhe çmimi që do të ketë.

Klientët e kupesë R8 V10 duhet të paguajnë çmimin bazë prej 169,900 dollarë, për versionin Spyder 182,100 dollarë. Të dyja e kanë motorin me 5.2 litra që prodhon 562 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrijnë për 3.4 sekonda, ndërsa Spyder për një sekondë më shumë.

Versioni RWS do të kushtojë 138,700 dollarë, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion para vitit 2020. Ata që duan të dallojnë nga R8, duhet të paguajnë 214,995 dollarë, për një Decenium Special Edition, që do të prodhohet në vetëm 222 njësi.

Kjo makinë që do të kushtojë më shumë, nuk do të ketë fuqi më të mëdha, por do të ketë përfundime ngjyrë bronzi në shumë pjesë, përfshirë edhe rrotat.

Njëjtë ndodhë edhe në brendësi, ku vërehet qartë shenja Decenium, ndërsa gjithçka do ketë përfundime bronzi, në një hapësirë shumë luksoze.

© ZHURNAL 15.04.2019, 10:25 | L.E. | 262 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër