Xanakopulos: As optimistët më të mëdhenj nuk prisnin kaq rezultate nga Marrëveshja e Prespës
maqedonia
Xanakopulos: As optimistët më të mëdhenj nuk prisnin kaq rezultate nga Marrëveshja e Prespës

Xanakopulos: As optimistët më të mëdhenj nuk prisnin kaq rezultate nga Marrëveshja e Prespës

Athinë, 15 prill - Më duket se edhe optimistët më të mëdhenj nuk kanë mundur të presin, për një periudhë kaq të shkurtër kohore të kemi kaq rezultate të rëndësishme pozitive të Marrëveshjes së Prespës, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitros Xanakopulos në intervistë për gazetën "Nea selida".

"Siç po kalon koha, siç do të përforcohen lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit, siç do të dëshmohet në praktikë dobi e mirë për dy popujt, kështu do të shuhen edhe zërat ekstrem dhe votat e ndarjes në brendi të dy vendeve", thotë Xanakopulos.

Ai shton se Greqia për disa muaj ka arritur të shtojë aleat të ri në Ballkan, pro edhe "të kthejë një pjesë të çmuar të kapitalit të saj diplomatik për çështje diplomatike të vërteta në rajon", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

"Pas dështimit të madh të nacionalizmit dhe kuazipatriotizmit nga të dyja anët e kufirit, Greqia e shpërbleu prestigjin e saj në mbarë Evropën dhe krijoi terren përkatës për investime të mëdha greke në Maqedoninë e Veriut”, thekson zëdhënësi i Qeverisë greke, ndërsa si shembull karakteristik e përmend interesin në forumin e parë të biznesit të mbajtur para 15 ditësh në Shkup./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.04.2019, 10:21 | Z.H. | 966 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut