EMRAT Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
maqedonia
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë

Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë

Shkup, 14 prill - Forumi i gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim sot mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin u zgjodh kryetarja e re, nënkryetaret, sekretarja, si dhe anëtaret e kryesisë.

Në këtë Kuvend morën pjesë mbi 1000 gra nga mbarë vendi. Kryetare e Forumit të gruas pranë BDI-së u zgjodh Mukadese Hajdari nga Shkupi, aktiviste dhe anëtare e degës së BDI-së Çair.

Për nënkryetare Kuvendi zgjodhi Rina Ajdarin nga Tetova, Vjollca Ademin nga Gostivari, Ardita Dani nga Kërçova dhe Fatmire Sahiti nga Kumanova ndërsa për sekretare u zgjodh Gylxhane Saqipi nga Likova.

Anëtare të Forumit të gruas pranë BDI-së janë Rushadije Ramani Halili, Brunilda Kuçi, Hirije Farizi, Afërdita Selami Saliu, Vahide Rufati, Fitore Aligega, Hatixhe Topalli, Lejla Emurlahi, Flamure Berisha, Lulezime Ballazhi, Arijeta Veliu, Miranda Rameti, Ruzhdie Abdullai, Sejbushe Ilazi, Ajshe Selmani, Sahide Bajrami, Syarta Ameti, Afrodita Batallovska, Florie Sherifi dhe Halide Palloshi.

© ZHURNAL 14.04.2019, 15:55 | T.E. | 70,837 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut