Kandidatët për president në tribunë për mjedisin jetësor
zgjedhjet-presidenciale
Kandidatët për president në tribunë për mjedisin jetësor

Kandidatët për president në tribunë për mjedisin jetësor

Shkup, 14 prill – Në organizim të Shoqatës qytetare O2, sot në Shkup do të mbahet tribunë me temë “Degradimi i ambientit të jetesës – Kërcënim për sigurinë kombëtare”, ku do të marrin pjesë tre kandidatët presidencialë, Gordana Siljanovska, Blerim Reka dhe Stevo Pendarovski.

 

“Në prag të zgjedhjeve presidenciale, duke e marrë parasysh gjendjen serioze me ndotjen dhe degradimin masiv dhe gjithëpërfshirës dhe shkatërrimin e mjedisit të jetesës dhe të potencialeve ekologjike në vendin tonë, ku vetëm për shkak të ndotjes së ajrit kemi numër të madh të viktimave në njerëz, konsideruam se presidenti në korniza të ingerencave të tij mundet, duhet dhe është e domosdoshme të ndikojë në zgjidhjen e këtij problemi të madh”, thonë nga Shoqata qytetare O2.

Në tribunë mes tjerash, do të debatohet për mbrojtjen e interesave kombëtare, mbrojtjen dhe përparimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit të jetesës në shekullin e 21-të, për vendimin e presidentit që të propozojë gjendje të jashtëzakonshme gjatë fatkeqësive të mëdha natyrore, për mënyrën e pjesëmarrjes së një pjese të Armatës në gjendje krize, si përkrahje të policisë dhe policisë pyjore.

© ZHURNAL 14.04.2019, 10:55 | T.E. | 257 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm