Pendarovski në Radovish: Të vazhdojmë së bashku për një të ardhme evropiane për të gjithë ne
zgjedhjet-presidenciale
Pendarovski në Radovish: Të vazhdojmë së bashku për një të ardhme evropiane për të gjithë ne

Pendarovski në Radovish: Të vazhdojmë së bashku për një të ardhme evropiane për të gjithë ne

Radovish, 13 prill - Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski, sot mori pjesë në tribunën qytetare në Radovish, ku me qytetarët bisedoi në shumë tema aktuale ndër të cilat edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Dyert tani i kemi të hapura. Nëse viti i kaluar ishte vit i eurointegrimeve, ky dhe vitet e ardhshme janë vite të ekonomisë dhe përmirësimit të standardit. Mjaftë jemi marrë me historinë, nuk kemi kohë për të pritur, prandaj e dini se më 21 prill dhe më 5 maj duhet të gjithë së bashku ta rrethojmë numrin 3. Pushteti paraprak dhe familja, na ka lënë mbrapa dhe ka plaçkitur. Viti 2016 nuk e filluam prej zero, por prej minus”, tha Pendarovski.

Pendarovski nënvizoi se ai dhe koncepti që ai e përfaqëson para vetes kanë një synim të vetëm dhe ai është si të jetohet më mirë, si të bëhet që të rinjtë të mos shkojnë jashtë shtetit. Gjatë një viti e gjysmë janë bërë kompromise të rënda, por, theksoi Pendarovski, ishin të nevojshme, që vendi ynë të niset drejt Evropës dhe botës së zhvilluar.

“Për në NATO, puna pothuajse është e përfunduar dhe më nuk ka dilema nëse do t’ia dalë vendi ynë. Kemi garanci për sigurinë, sovranitetin dhe integritetin. Me fillimin e negociatave me BE-në hapen shumë mundësi që të rinjtë të punojnë dhe të jetojnë këtu”, porositi Pendarovski.

© ZHURNAL 13.04.2019, 22:00 | T.E. | 343 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut