Reka nga Gostivari: Shqiptarët jo të drejta me përqindje, por të drejta natyrore që i takojnë
zgjedhjet-presidenciale
Reka nga Gostivari: Shqiptarët jo të drejta me përqindje, por të drejta natyrore që i takojnë

Reka nga Gostivari: Shqiptarët jo të drejta me përqindje, por të drejta natyrore që i takojnë

Gostivar, 13 prill - Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Gostivar. Kandidati për president, Blerim Reka tha se në thelb të fushatës qëndron Republika kundër shtetit privat e të kapur dhe Republika me perspektivë – kundër shtetit të zbrazët.

“Shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Republika nuk njehë demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa përqind janë. Në Republikë, nuk ka “dhënie” të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendosë se: kujt, kur, e sa të drejta do ti lejohen”, theksoi kandidati Reka.

Sipas tij, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk është i detyrueshëm, por vullnetar. Vetë vendosim nëse do bëhemi pjesë e tyre. Përderisa BE-ja afron vlera, kurse NATO siguri, kjo krijon një perspektivë të përgjithshme në vend, i tërheq investitorët e huaj që të vijnë brenda dhe paranadalon qytetarët që të ikin jashtë. Mungesa a perspektivës e zbrazi për një çerek popullatën e vendit, kurse paralajmërimet janë që deri në 2030 mund të ikë edhe çereku tjetër i popullsisë. Mungesën e perspektivës nuk e bjen vetëm papunësia, por edhe lodhja e qytetarit nga nepotizmi dhe korrupsioni. Nga mungesa e sundimit të ligjit dhe nga gjyqësori i politizuar. Nuk ka perspektivë poashtu kur vendi me vite është ndër më të ndoturit në botë’’, theksoi Reka.

© ZHURNAL 13.04.2019, 21:45 | T.E. | 2,048 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut