Pendarovski: Vetëm shoqëri e babartë është e drejtë e përparimtare, në Kabinetin tim do ketë këshilltare për barazi gjinore
zgjedhjet-presidenciale
Pendarovski: Vetëm shoqëri e babartë është e drejtë e përparimtare, në Kabinetin tim do ketë këshilltare për barazi gjinore

Pendarovski: Vetëm shoqëri e babartë është e drejtë e përparimtare, në Kabinetin tim do ketë këshilltare për barazi gjinore

Shkup, 13 prill – Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski sot mori pjesë në tribunën qytetare me gratë me moton “Të barabartë”.

Gratë, tha Pendarovski, duhet aktivisht të përfshihen në çdo sferë të jetesës shoqërore dhe kjo do të jetë angazhimi i tij si president i ardhshëm.

“Do të emëroj këshilltare të posaçme për barazinë gjinore dhe promovimin e pjesëmarrjes së grave në politikë. Siç veçmë paralajmërova, kjo do të jetë një nga tetë projektet e (MEDIAL)të para, të paralajmëruara për tetë muajt e parë”, tha Pendarovski.

Vetëm shoqëri e barabartë, tha ai, mund të jetë e drejtë, e fuqishme dhe përparimtare. Ky është qëllimi ndaj të cilit duhet çdo ditë dhe të gjithë së bashku të punojmë. U angazhova për mbrojtje të të gjitha vajzave dhe grave të cilat ende ballafaqohen me dhunë të bazuar gjinore, të cilat ende nuk kanë qasje të barabartë deri te arsimi, puna, shëndetësia.

“Duhet të krijojmë kushte që çdo grua të ketë trajtim të barabartë dhe kushte për zhvillim dhe përparim”, tha Pendarovski.

© ZHURNAL 13.04.2019, 17:49 | T.E. | 656 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut