Partitë janë donatorët më të mëdhenj të fushatës presidenciale
zgjedhjet-presidenciale
Partitë janë donatorët më të mëdhenj të fushatës presidenciale

Partitë janë donatorët më të mëdhenj të fushatës presidenciale

Shkup, 13 prill - Të ardhura prej rreth 31 milionë denarë, ose 510 mijë euro janë lëshuar në llogari të Stevo Pendarovskit, kandidati i partive në pushtet  në garë për president të shtetit.

Donator më i madh, është Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e cila ka donuar 10 milionë denarë, para këto të marra nga pagesa e anëtarësisë në këtë parti. Të dhënat e publikuara nga Komisioni për Antikorrupsion, ndërsa janë për periudhën 26 mars 10 prill.

Në listën e donatorëve tek Pendarovski paraqitet vetëm një person, Pavle Dukovski, i cili ka donuar 150.000 denarë.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, në raportin e dorëzuar tek Komisioni për Atikorrupsion ka paraqitur të ardhura prej 203 mijë euro nga donacionet.

Në mesin e donatorëve mund të vërehen deputet dhe funksionar të VMRO-DPMNE-së.

Më së shumti ka donduar nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski- 180 mijë denarë, ndërsa në listë është edhe deputeti Antonio Milloshovski me 150 mijë denarë.

Para ka donuar edhe ish kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Ai për fushatën e Siljanovskës ka ndarë 100 mijë denarë.

Kandidati i opozitës shqiptare, Blerim Reka, në raportin dërguar Komisionit për Antikorrupsion, ka paraqitur donacione vetëm nga dy subjektet politike: Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA. Donacion nga persona fizik për kandidaturën e Rekës nuk ka.

DY subjektet politike sipas Raportit, kanë donuar 1,104,500 denarë ose 18,000 euro.

© ZHURNAL 13.04.2019, 16:19 | T.E. | 454 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm