KSHZ e gatshme për votimet me 21 prill
zgjedhjet-presidenciale
KSHZ e gatshme për votimet me 21 prill

KSHZ e gatshme për votimet me 21 prill

Shkup, 13 prill - KSHZ është tërësisht gati  të organizoj procesin zgjedhor të 21 prillit. Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, në intervistën javore në TVM-2,  tha se deri tani janë kryerë të gjitha parapërgaditjet e nevojshme dhe për këto zgjedhje janë zgjidhur të gjitha problemet me votuesit me të njëjtën adresë të banimit dhe votuesit fiktivë.

“KSHZ në vazhdimësi punon në ngritjen e besimit të qytetarëve  si në listën zgjedhore ashtu dhe në punën e përgjithshme të KSHZ-së  sa u përket votuesve fiktivë. Dua të theksoj se në listën zgjedhore ndodhen shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat i plotësojnë kushtet të jenë votues konformom  Kodit Zgjedhor” – tha nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Shehu thotë edhe se  ka  bashkëpunim mes  institucioneve për organizimin e zgjedhjeve.

“KSHZ është në komunikim permanent me të gjithë institucionet të cilat janë të lidhura ngushtë me procesin zgjedhor,  siç janë MPB, MPJ . Gjithashtu me qeverinë kemi një bashkëpunim korrekt, por këtu mos lemë anësh dhe organizatat e huaja ndërkombëtare të cilat në vazhdimësi na ndihmojnë dhe kontribuojnë në punën tonë” – tha Shehu. 

Shehu njëkohësisht informon se votuesit e 82 vendvotimeve të mbyllura më 21 prill do të transferohen për të votuar në vendovotimet më të afërta.

Përveç zgjedhjeve presidenciale, më 21 prill do të mbahen  edhe zgjedhje lokale në 3 komuna në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.

© ZHURNAL 13.04.2019, 15:28 | T.E. | 227 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut