Anketë: Pendarovski e rrit epërsinë para Siljanovskës
zgjedhjet-presidenciale
Anketë: Pendarovski e rrit epërsinë para Siljanovskës

Anketë: Pendarovski e rrit epërsinë para Siljanovskës

Shkup, 12 prill - Kandidati për president i LSDM-së Stevo Pendarovski kryeson me 3.7 për qind diferencë para kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova tregon anketa e re e porositur nga Televizioni “Telma”, ndërsa e përpunuar nga Instituti për Demokraci Societas Civilis në bashkëpunim me QMBN-në.

Sipas anketës, Pendarovski ka marrë mbështetje prej 27.2 për qind të të anketuarve, Siljanovska Davkova 23.5 për qind, ndërsa Blerim Reka 11 për qind. Rezultatet tregojnë se 17.7 për qind e anketuesve ende nuk kanë vendosur se kujt do ia japin votën, derisa 16.4 për qind nuk do të votojnë për asnjë nga tre kandidatët.

Anketa është zbatuar me telefon në periudhën prej 7 deri 11 prill në ekzemplarë reprezentativ prej 967 anketuesve. Rezultatet krahasuese të dy anketave të “Telmës” njëra e realizuar para fushatës dhe tjetra javën e kaluar, tregon se mbështetja për Pendarovskin rritet kundrejt Siljanovskës dhe tani ai udhëheq me katër për qind në rrethin e parë.

© ZHURNAL 12.04.2019, 21:37 | T.E. | 1,164 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm