Pendarovski: Sjellim jetë më të mirë dhe të ardhme evropiane për të gjtihë
zgjedhjet-presidenciale
Pendarovski: Sjellim jetë më të mirë dhe të ardhme evropiane për të gjtihë

Pendarovski: Sjellim jetë më të mirë dhe të ardhme evropiane për të gjtihë

Shkup, 12 prill - Kandidati i përbashkët i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, pasdite realizoi takim me qytetarët e Ilindenit, Zelenikovës dhe Petrovecit, me ç’rast porositi se do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse sjellin jetë më të mirë dhe të ardhme evropiane për të gjithë.

“Atë që e kemi arritur si Qeveri dhe i hapëm, dyert drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ka rëndësi të madhe historike sepse vetëm në këtë rrugë mund ta përforcojnë ekonominë, të vazhdojmë t’i rrisim pagat, të jemi nxitje që të rinjtë të qëndrojnë në shtëpi dhe këtu të ndërtojnë të ardhme”, theksoi Pendarovski.

Theksoi se pas një periudhë të gjatë, shteti është kyçur drejt botës së zhvilluar dhe tani duhet të vazhdohet edhe më me përkushtim përpara.

“NATO-ja na ndau ftesë për anëtarësim, me këtë është siguruar e tanishme dhe e ardhmja jonë.  Njëzet e nëntë vende më të fuqishme tani janë me ne, nuk jemi vetë. Për këtë ta shfrytëzojmë shansin dhe të vazhdojmë përpara”, theksoi kandidati presidencial.

Potencoi se kjo është zgjidhje midis dy koncepteve, njëri, i cili çon përpara në një të ardhme më të mirë dhe i dyti, i udhëhequr nga Silanovska, që e kthen shtetin mbrapa në të kaluarën.

“Në opsionin tjetër i cili nuk ka plan dhe vizion, t’u themi se nuk duam sërish kthim në të kaluarën e errët”, përfundoi Pendarovski.

© ZHURNAL 12.04.2019, 21:37 | T.E. | 284 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm