Reka porosi nga Kërçova: Fundi i politikanëve të korruptuar
zgjedhjet-presidenciale
Reka porosi nga Kërçova: Fundi i politikanëve të korruptuar

Reka porosi nga Kërçova: Fundi i politikanëve të korruptuar

Kërçovë, 12 prill - Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Kërçovë, ku morrën pjesë mijëra qytetarë.

Gjatë tubimit, Prof. Blerim Reka tha se në thelbin e republikës shumë-etnike është ligji dhe mbi të gjitha ligji është republikë për të gjithë, me ligjin për të gjithë, dhe ky është koncepti im.

“Vetëm me një republikë ku sundon ligji do të lejojmë politikan me duart e pastërta dhe assesi me duart të përlyera. Ligji do të jetë ai i cili do t’i dënojë por jo vetëm penalisht, ligji do t’i dërgojë në histori partitë politike të cilat, që 18 vite shkelën ligjin, ushtruan korrupsion dhe vazhdojnë me nepotizëm, si dhe nuk e përfillin gjyqin. Ka përfunduar koha e politikanëve të korruptuar, nepotizuar e të kapur, dhe kjo përfundon me 21 prill. Shoqëri për të gjithë sepse ne si shoqëri ekzistojmë, jemi pjesë dhe kemi qenë pjesë e kësaj shoqërie mirëpo ajo që i ka munguar këtij shteti ka qenë që shqiptarë të jenë edhe pjesë e shtetit të përbashkët. Pa qenë pjesë e strukturave më të larta shtetërore ne nuk jemi të barabartë”, argumentoi Reka duke i dërguar porosi kreut të BDI-së.

© ZHURNAL 12.04.2019, 21:35 | T.E. | 855 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut