Tesla Roamer, “shtëpia e re elektrike në rrota”
auto
Tesla Roamer, “shtëpia e re elektrike në rrota”

Tesla Roamer, “shtëpia e re elektrike në rrota”

Fansat e veturave të Teslës tashmë e një kohë po kërkojnë një “shtëpi me rrota” dhe kjo më në fund po vjen por jo direkt nga kompania.

Qe disa vjet është duke u përpjekur që të sigurohet një zgjidhje elektrike për veturat “kamping”, sidomos për ata që jetojnë në rrugë, kështu që Modeli S i Teslës do të bëhet bazë një model të tillë, transmeton Koha.net. Shumica e zgjidhjeve të mëparshme nuk kanë pasur fuqi të kënaqshme, kështu për shembull, modeli Iridium E Mobile (“shtëpia në rrota) mund të udhëtojë deri 200 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë ndërsa Dethleffs vetëm deri 160 km.

Travis Rabenberg ka vendosur ta ndryshojë këtë, dhe për modelin e tij, ai përdori një automjet i cili ka një fuqi të kënaqshme. Ai zgjodhi Model S të Teslës dhe prototipi i tij pritet të shfaqet së shpejti me emrin Tesla Roamer.

“Shtëpia e re në rrota” shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 240 kilometra në orë dhe me vetëm një mbushje të baterisë ajo mund të udhëtojë rreth 320 km, gjë që është rekordi i Guinnessit kur është fjala për një shpejtësi të veturave të tilla, përcjell Koha.net. Po ashtu, autori planifikon që këtë prototip ta dërgojë nga Britania e Madhe në Dubai, ku ai do të prezantohet në panairin “World Expo 2020”.

Detajet tjera rreth këtij prototipi janë ende të pa zbuluara, ndërsa në foto mund të shihet se pjesa e pasme e Tesla Roamer është e transformuar në një hapësirë për të jetuar, e cila mund të hapet sikur një tendë si dhe ka të vendosur disa panele solare në çati.

© ZHURNAL 12.04.2019, 15:54 | L.E. | 573 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut