Promovohet libri i Emin Azemit: “Bllaca, dhimbja e lirisë”
kulture
Promovohet libri i Emin Azemit: “Bllaca, dhimbja e lirisë”

Promovohet libri i Emin Azemit: “Bllaca, dhimbja e lirisë”

Shkup, 12 prill – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve–Shkup, u promovua libri i autorit Emin Azemi me titull “Bllaca, dhimbja e lirisë”, në kujtim të 20-vjetorit të eksodit kosovar.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se ky libër vjen në kohën e duhur, për të argumentuar një pjesë të rëndësishme të memories tonë kolektive, e cila çdo ditë e më tepër po rrezikon të venitet.

Për librin folën edhe recensentët Resul Shabani dhe Sevdail Demiri, ndërsa fjalë përshëndetëse patën ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi.

Ndërsa, autori Emin Azemi theksoi se libri është i konceptuar si kronikë kujtimesh personale, dhe i kombinuar me kontribute të autorëve të tjerë, që asokohe ishin botuar në gazetën e përditshme të FAKTI. Libri përmban një kronikë të gjatë të ngjarjeve që lidhen me eksodin e para 20 viteve, që filloi qysh nga marsi i 1999-tës. Në shiritin e kujtesës së autorit kanë ngelur shumë detaje, rrëfime, imazhe, e mbi të gjitha shumë fytyra pleqsh të shqetësuar, tronditje grash e fëmijësh të trishtuar, dhe shumë të humbur e të hutuar në labirintin e ferrit të Bllacës, aty ku gjatë ditëve të ftohta të mars/prillit 1999 po vihej në skenë një prej tragjedive më makabre të njerëzimit.

Botimi i Institutit “Bllaca, dhimbja e lirisë”, me autor Emin Azemi, pritet të promovohet edhe në Prishtinë dhe Tiranë. /GazetaKoha

© ZHURNAL 12.04.2019, 15:11 | Z.H. | 600 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut