Audi tregon fuqinë e makinave elektrike (Video)
auto
Audi tregon fuqinë e makinave elektrike (Video)

Audi tregon fuqinë e makinave elektrike (Video)

Koha që kjo kompani, t’i bashkohet të ardhmes së automobilizmit

Të lansuarit e një makine të re, kërkon shumë përkushtim dhe kompanitë punojnë vazhdimisht, që ta bindin klientin për ta blerë, transmeton Telegrafi.Kur është fjala për makina elektrike, gjithçka bëhet edhe më e vështirë, sepse blerësit ende nuk janë bindur në kapacitetet e EV.

Situatën e ka kuptuar më së miri Audi dhe ka shpërndarë një reklamë, për të treguar fuqinë që kanë makinat elektrike, si dhe cilësinë e lartë.

“Nuk është për ty” titullohet reklama e shkurtër, që tregon se këto makina janë për të gjitha terrenet, përfshirë edhe pistat e garave, ndërsa mund të përshtaten në çdo mot.

Nëpërmjet këtij materiali, është dashur të tregohet se makinat elektrike kanë autonomi të vozitjes, si dhe mund të mbushen në hapësira të ndryshme.

Deri më tani, është vetëm kjo reklamë që e ka shpërndarë Audi, duke mos treguar nëse ka në plan ndonjë makinë elektrike në të ardhmen e afërt.

© ZHURNAL 12.04.2019, 11:05 | L.E. | 572 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm