Me zgjedhur një President, simbol i shpalosjes së një krize të rëndë identitare!?
opinion
Me zgjedhur një President, simbol i shpalosjes së një krize të rëndë identitare!?

Me zgjedhur një President, simbol i shpalosjes së një krize të rëndë identitare!?

Shkruan LIRIM BEGZATI

Duket se, ende dhe më tutje, kemi nevojë për me e shijuar rrugën që siguron vetëm telashet apo orientimin ndaj traditave të kamotshme dështuese, por edhe ndaj nevojave për me e folur dhe me e përfolur nevojën e shprehjes së ekzistencës së supremacive së paku identitare dhe politike.

Kundërthënie të natyrave të ndryshme shpalosen pa reshtur; kush do të zgjidhet kryetar në Maqedoninë e Veriut? Çfarë pyetje kjo test për me u kuptuar sërish se kush jemi ne dhe kush janë ato që na rrethojnë, ato që ne, me dëshirë apo jo, i definojmë me termin “të tjerët” !
Ndërkohë, flasim për një postë më tepër nderi se sa diçka tjetër, për një post të vlerave natyrisht domethënëse, por edhe për një status, i cili, viteve të fundit me tepër ka lënë mbresat e amnistive “vend e pavend” se sa simbolin e mbrojtjes së vlerave të mirëfillta të posteve presidenciale !

Sa “bindëse” paraqiten qëndrimet e disa njerëzve që mundohen - në përputhje natyrisht me kapacitetet dhe interesat e tyre - t’iu tregojnë të tjerëve se për cilin kandidatë duhet me votuar. Sa keqë tingëllon pastaj insistimi i njollosur me ngjyrën e hipokrizive që shtrihet në horizontet e çudirave tona të quajtura “déjà-vu”!

Sot, nuk duket aspak interesante ajo pyetja e famshme banale se kush ka më tepër apo më pak të drejtë. Se fundja, gati se çdokush mundohet me bindur tjetrin se e drejta dhe arsyeja janë në duart e atij që fletë. Ndoshta, pasi që dëshirojmë të kemi gjithmonë të drejtë!

Dëgjojmë edhe të atillë që ende e marrin guximin me thënë «shqiptari duhet të votoj për shqiptarin, kurse maqedoni për maqedonasin». Çfarë mëkati i dorës së parë, gati se i pakopjueshëm, në përjashtim të disa mostrave që i hasim në vendet që ende shprehin admirimin ndaj jetesës në ambientet e botës së shëmtuar!

Ca ide të shpalosura shpesh e japin përshtypjen se akoma nuk e kemi kuptuar se çfarë dëshirojmë ne. Apo dikush e kupton jashtëzakonisht mirë, por janë pikërisht ato njerëz të prirë nga bindjet se duhet funksionuar sipas formulave që sigurojnë, para së gjithash, vetëm mbajtjen e posteve apo pushtetit. Një lundrim pra në dallgët e pallavrave të vjetra !

Në mjediset tona, dikush do të mundohej me na bindur se kjo është diçka e zakonshme në kontekstet që na rrethojnë. Jo pra, normalja e “normaleve” tona është gati se plotësisht e pakuptimtë, tek të gjithë, duke i përfshirë të gjitha etnitetet që e përbejnë këtë shtet, pa asnjëfarë përjashtim!
Më e keqja; ndoshta do të arrijmë në atë kohë kur do të kuptohet domethënia reale e nevojave të funksionimeve “normale”. Mirëpo, që tani, me plotë arsye duhet të frikësohemi nga ajo se, ndoshta një ditë, marrë parasysh vagën e largimeve nga vendi, do të ndeshemi me pyetjen “vallë, sa është numri i atyre që kanë mbetur me votuar për President”?

© ZHURNAL 11.04.2019, 09:32 | Xh.I. | 14,113 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër