Bujqit mbështesin platformën e Hekuran Dukës, kandidatin për kryetar të komunës së Dibrës
zgjedhjet-presidenciale
Bujqit mbështesin platformën e Hekuran Dukës, kandidatin për kryetar të komunës së Dibrës

Bujqit mbështesin platformën e Hekuran Dukës, kandidatin për kryetar të komunës së Dibrës

Dibrë, 11 prill, Zhurnal.mk - Në vazhdë të fushatës, në një takim që kandidati për kryetar komune nga radhët e BDI’së në Dibër, d-r. Hekurë  Duka pati me bujqit e Rajonit të Dibrës, takim në të cilin u vërejt një pjesëmarrje e madhe, e cila demantoi shpifjet e kundërkandidatit dhe tregoi për mosnjohuritë elementare dhe mosinteresimin për këtë grup banorësh, të cilët sonte treguan se “nuk janë 7-8 bujq” por janë shumë dhe mbështesin platformën e z.Duka.

Pë të demantuar bllofet logjike, sigurisht që duhet shumë punë, meqë nga emisionet debative përveç, që u vërejt mungesa e programit konkret, mungesa e vizionit, dhe alternativës politike, kunderkandidati u morr me shpifje, fotografi të vjetra të gjendjes së qytetit, tregoi një mungesë të theksuar të informimit reth gjërave që janë bërë në këtë qytet, nevojave konkrete, të cilat duan minimalisht program të detajuar dhe jo akuza me “dokumente”që nuk guxon as ti publikojë. Me llafe të përcjellura nga njerëz jo profesionistë, gënjeshtarë dhe dashakeqës, nuk mund të jetë tërheqës, aq më pak shpresë për votuesit.
 
Nga statistika zyrtare që janë të akseptueshme nga të gjithë, tregohet se, në Dibër ka mbi 100 bujq, të cilët e kanë profesion të parë bujqësinë, janë të regjistruar, duke shtuar këtu dhjetra subjekte juridike-buqësore, që në total marrin rreth 1milion € në vit subvencione.

Këtyre statistikave ju shtohet edhe shpresa e madhe që vjen me fillimin e projektit më të madh të vaditjes së Fushës së Dibrës, projekt 10 milion €, i cili vetëm në fazën fillestare kushton 1.2 milion €, ku sot u bënë inspektime të fillimit të projektit për vaditje.

Sot, poashtu nga zv.Drejtori I Agjensjonit Për Përkrahje Financiare dhe Zhvillim Rural, z.Abdulselam Seleami u premtua fuqishëm ndërtimi i rrugëve rurale që lidhin fshatratat me qytetin, ndër tjera, rruga për fshatin Spas. Poashtu u premtua edhe përmirsimi i rrugës lokale për Banjisht, me ç’rast rumbullaksohet ajo zonë e qytetit në aspekt infrastukturor.

Rruga e loparëve, edhe pse është konsideruar si joprofitabile, ne kemi një plan konkret dhe premtojmë fuqishëm rregullimin e saj.

Kjo edhe një herë tregon seriozitetin e programit të kandidatit Duka dhe mbështetjen nga qeveria, si garancë për realizueshmërinë e ketyre projekteve

Pas fjalimeve të të gjithë të pranishmëve pjesëmarrës në panel, takimi u interaktivizua duke u dhënë mundësi të gjithë bujqive, blektorëve dhe fermerëve që të parashtrojnë kërkesat dhe nevojat e tyre.

Në fund,  kandidati Duka duke cituar kundërkandidatin, kur ai në një debat televiziv tha se  çka na duhet sistemi I vaditjes për aq pak bujq, tregoi se , prezenca e sontshme e bujqve tregon se jo vetëm që projekti është jetik, por edhe se qeveria  do të ndihmon  edhe më tej, si në subvencione ashtu edhe në shtimin e sipërfaqeve të tokës  të punueshme me  qera, për bujqit e interesuar.

Takimi I sotshëm,  jo vetëm që ishte I suksesshëm por e vulosi edhe fitoren e Kandidatit Duka.

© ZHURNAL 11.04.2019, 23:11 | B.M. | 1,364 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut