Pendarovski: E kemi hapur derën drejt botës demokratike, të vazhdojmë bashkë përpara
zgjedhjet-presidenciale
Pendarovski: E kemi hapur derën drejt botës demokratike, të vazhdojmë bashkë përpara

Pendarovski: E kemi hapur derën drejt botës demokratike, të vazhdojmë bashkë përpara

Koçan, 11 prill Unë si dhe Qeveria, nuk i ndaj njerëzit sipas përkatësisë partiake ose etnike, të gjithë do të kenë shans të njëjtë. Mjaft me zënka dhe ndarje. Secili duhet të ketë jetë më të mirë, shteti patjetër të jetë ekonomikisht i zhvilluar dhe demokratik, ka thënë kandidati i përbashkët për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me banorët e Zërnovcit.

Ka theksuar se nëse zgjidhet për president për të, të gjithë qytetarët do të jenë të njëjtë.

Për presidentin e deritanishëm vetëm anëtarët e asaj partie politike kanë ekzistuar. Tetë vite ka heshtur, ndërsa dy vitet e fundit vetëm pengesa i vendoste pushtetit të ri, ka thënë Pendarovski.

Njërën derë drejt Evropës, drejt botës demokratike e kemi hapur me ftesën për në NATO, tani në qershor me fillimin e negociatave me BE-në do ta rihapim edhe derën e cila është e rëndësishme për të rinjtë, për zhvillim të bujqësisë për hapjen e vendeve të reja të punës, ka potencuar kandidati për president.

Pendarovski nga banorët e Zërnovcit ka kërkuar të votojnë për numrin tre, pasi siç tha, kundërshtari politik çon në shtet pa të ardhme, ndërsa ai dhe pushteti, të ardhme dhe perspektivë evropiane.

 

© ZHURNAL 11.04.2019, 22:07 | B.L. | 199 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut