Siljanovska në Qendër: Shteti ligjor do të jetë partia jonë e përbashkët
zgjedhjet-presidenciale
Siljanovska në Qendër: Shteti ligjor do të jetë partia jonë e përbashkët

Siljanovska në Qendër: Shteti ligjor do të jetë partia jonë e përbashkët

Shkup, 11 prill - Kandidatja për presidente të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot në kuadër të fushatës presidenciale mbajti fjalim para qytetarëve të Komunës Qendër.

Ajo me këtë rast theksoi se për momentin në vend është hequr ndarja e pushtetit dhe se kjo është diçka që duhet të ndryshojë.

Ne nuk kemi pushtet ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Gjithçka është në duart e një grupi në Ilindenska dhe gjithçka është në duart e një njeriu. Prandaj flasim për filozofinë e quajtur zaevizëm, them-harroj-mohoj. Filozofia ime është dhe do të jetë atë që e di gjithmonë do ta kem në mendje dhe jo vetëm se do ta kem në mendje por edhe do ta realizoj, theksoi Siljanovska Davkova.

Sipas saj, duhet të punohen në konsolidimin demokratik dhe në daljen përfundimtare nga tranzicioni i cili për 30 vite i mban të varrosur qytetarët.

Potencoi se domosdoshmërisht duhet që Kuvendi të hyjë në sistemin e pushtetit.

Kuvendi është vend për debat të ashpër, për qëndrime të kundërta, për ndërtimin e konsensusit, por deputetët ata 81 vetëm i ngrenë duart për vendime të cilat vetëm se janë sjellë në një vend tjetër. Shteti ligjor do të jetë partia jonë e përbashkët, pasi pa shtetin ligjor nuk mund të ketë demokraci, theksoi Siljanovska Davkova.

© ZHURNAL 11.04.2019, 22:04 | B.L. | 172 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut