Sallatë me patate
receta
Sallatë me patate

Sallatë me patate

Përbërësit

500 gr patate të vogla

100 gr sallam pikant

4 vezë të skuqura syze

1/2 spec jeshil

1/2 spec të kuq

1/2 tufe majdanoz

1/2 lugë mustardë pikante

50 gr ullinj jeshil pa bërthama

Kripë

Piper

100 ml vaj ulliri

 

Udhëzimet

HAPI 1

Lajmë patatet dhe i vendosim pa qëruar në një tenxhere. I mbushim me ujë të ftohtë derisa të mbulohen, u hedhim kripë dhe i vendosim për t'u zier.

 

HAPI 2

Pas zierjes, i kullojmë patatet dhe i vendosim menjëherë në ujë të ftohtë, në mënyrë që t'i qërojmë lehtë. I presim në 4 pjesë dhe i vendosim në një enë.

 

HAPI 3

Presim sallamin, perimet dhe erëzat. I bashkojmë në enën ku kemi vendosur patatet.

 

HAPI 4

Shtojmë vaj ulliri, mustardë, kripë dhe piper. I përziejmë lehtë dhe spërkasim me pika limoni, sipas dëshirës.

 

HAPI 5

Sallatën e vendosim në një pjatë të pastër, dhe sipër shtojmë vezën syze./renatomekolli.com/

© ZHURNAL 11.04.2019, 15:11 | L.E. | 996 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm