Seriali “Fawlty Towers” shpallet sitcomi më i mirë britanik i të gjitha kohërave
kulture
Seriali “Fawlty Towers” shpallet sitcomi më i mirë britanik i të gjitha kohërave

Seriali “Fawlty Towers” shpallet sitcomi më i mirë britanik i të gjitha kohërave

Grupi i kritikëve të televizionit dhe filmit e shpalli sitcomin “Fawlty Towers” serinë më të mirë britanike të shfaqur ndonjëherë në ekranet televizive në Britani të Madhe, raporton “Guardian”.

Edhe pse sitcomi “Fawlty Towers” është shfaqur vetëm dy sezone, 12 episode të serisë televizive kanë arritur sukses të mahnitshëm komercial dhe shpesh reprizohen.

Connie Booth, një nga skenaristet e serisë, tha se sitcomi “Fawlty Towers” ka pasur sukses për shkak se e ka shfaqur “zemërimin dhe agresionin infantil të shoqërisë së mirë angleze”.

Ngjarja e kësaj serie është e vendosur në hotelin kaotik në bregdetin e Torquay, të cilin e menaxhon hotelieri i paaftë dhe shumë nevrik të cilin e luan John Cleese, ndërsa seria e tematizon arrogancën dhe paaftësinë e tij në një mënyrë shumë humoristike, shkruan KOHA Ditore.Sitcomi “Fawlty Towers” i ka fituar tri çmime BAFTA, ndërsa është interesante të theksohet se kjo është një nga serialet e pakta televizive që nuk e ka marrë asnjë kritikë negative. 

© ZHURNAL 11.04.2019, 11:11 | L.E. | 1,283 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm