Siljanovska: Do të tregojmë si zhvillohen proceset euroatlantike
zgjedhjet-presidenciale
Siljanovska: Do të tregojmë si zhvillohen proceset euroatlantike

Siljanovska: Do të tregojmë si zhvillohen proceset euroatlantike

Shkup, 10 prill - Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova sonte u takua me qytetarët e komunës së Butelit para të cilëve i prezantoi angazhimet e saj për zhvillimin e proceseve euroatlantike, ndërsa u përqendrua edhe në politikat që i zhvillon pushteti aktual.

Ne do të tregojmë si zhvillohen proceset dhe integrimet euroatlantike. Si nuk u lodhën nga përsëritja e integrimeve euroatlantike- BE dhe NATO,  por këto janë vetëm fjalë për ato, retorikë, ndërsa pas këtyre fjalëve nuk ka asnjë përmbajtje, asnjë bazë dhe këtë së shpejti do ta dëgjojnë, theksoi Siljanovska-Davkova, duke shtuar se pushteti i shfrytëzon BE-në dhe NATO-n si alibi për ekzistencën e saj dhe standardin e lartë jetësor.

Potencoi se sundimi i ligjit është më i rëndësishëm për funksionimin e shtetit, por siç tha, për momentin në vend nuk ka të drejtë dhe drejtësi. Vlerësoi se politika që e zhvillon LSDM-ja është e keqe, duke aluduar në vendimet ligjore që i solli shumica parlamentare. Sipas asaj, politika e LSDM-së është ilegale, ndërsa me vetë këtë edhe jolegjitime.

© ZHURNAL 10.04.2019, 22:26 | B.L. | 312 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm