Pendarovski: Të ndryshëm, ndërsa të bashkuar u nisëm në rrugën që çon drejtë NATO-s dhe BE-së
zgjedhjet-presidenciale
Pendarovski: Të ndryshëm, ndërsa të bashkuar u nisëm në rrugën që çon drejtë NATO-s dhe BE-së

Pendarovski: Të ndryshëm, ndërsa të bashkuar u nisëm në rrugën që çon drejtë NATO-s dhe BE-së

Tetovë, 10 prill - Ky shtet është model si të duhet të jetohet bashkërisht. Ju respektoheni si njerëz, Përkatësia juaj fetare, kombëtare apo partiake është e drejta juaj. Dhe pikërisht të tillë, të ndryshëm, ndërsa të bashkuar u nisëm në rrugën që çon drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian, theksoi sonte kandidati i përbashkët presidencial Stevo pendarovski i koalicionit në pushtet në takimin me banorët e komunës së Brevenicës.

Potencoi se politikat e suksesshme në plan vendor dhe ndërkombëtar kanë rezultuar me proces të ratifikimit të Protokollit për inkuadrim në NATO, që Maqedoninë e Veriut e bënë vendin e 30-të anëtarë të aleancës më të fuqishme të sigurisë në botë.

Me inkuadrimin në NATO, ne i sigurojmë përgjithmonë kufijtë tanë, por gjithashtu krijojmë mundësi për më shumë investime, më shumë vende pune dhe më shumë para në mesin e qytetarëve. Me anëtarësimin në NATO, e vendosim vendin në listën e vendeve të sigurta dhe stabile, që do të thotë hyrjen e më shumë investimeve të huaja dhe hapje e vendeve të reja të punës më mirë të paguara. Prandaj, nuk duhet të ndalemi tani, tha kandidati presidencial.

Shtoi se anëtarësim në NATO është interes shekullor kombëtar dhe shtetëror i cili sjell përfitime për shtetin dhe qytetarët e saj.

Potencoi se është i gatshëm të jetë president për të gjithë dhe çojë vendin drejtë zhvillimit dhe integrimit.

© ZHURNAL 10.04.2019, 22:14 | B.L. | 257 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut