BDI në Studeniçan: Këto zgjedhje vulosin proceset integruese
zgjedhjet-presidenciale
BDI në Studeniçan: Këto zgjedhje vulosin proceset integruese

BDI në Studeniçan: Këto zgjedhje vulosin proceset integruese

Shkup, 10 prill - Bashkimi Demokratik për Integrim para një numri të madh të qytetarëve të Komunës së Studeniçanit ju bë me dije se këto votime dhe kjo votë që do të jepet me 21 prill për kandidatin konsensual  i jep shtytje proceseve euro-integruese në vend, me çka Maqedonia e Veriut do të vulos stabilitetin e saj  drejt një të ardhme më të sigurt.

 

Në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim, foli shefi i shtabit për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti i cili nënvizoi se vendi ka hyrë në një fazë ku kryhen punë që 30 vite nuk kanë patur  përfundim asnjëherë dhe një prej tyre është ndryshimi i emrit ku tani më është emërtuar si Maqedonia e  Veriut.

“Maqedonia e Veriut ka hyrë  në fazën ku duhet të anëtarësohet në NATO pas disa muajve si dhe u miratua Ligji për gjuhën shqipe gjë që e bënë të barabartë në nivel shtetëror me gjuhën maqedonase. Andaj ne nuk kemi komoditet që të rrezikojmë këto procese dhe me këtë po  të kishte reflektuar opozita shqiptare mos të ishte e interesuar vetëm për akrobacione politik, për të rrahur gjoks këto 14-të ditë dhe të kishin mbështet kandidatin që është koordinator për NATO z. Pendarovski në rrethin e parë do të kishte përfunduar puna e presidentit me çka do të ishte zgjedhur z. Pendrovski, president i Maqedonisë së Veriut dhe vendi do të vazhdonte drejt  NATO-s dhe Integrimeve në BE që është parakusht për stabilitet politik, ekonomikë dhe që është parakusht për hyrjen e investimeve të huaja dhe të brendshme, hapjen e perspektivave të reja për rinin dhe jo ikjen e të rinjve duke sjell Evropën në Maqedoninë e Veriut ,” u shprehë Mexhiti.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi potencoi se çdo votë që shkon për kandidatin z.Reka është votë për margjinalizimin dhe majorizimin e votës shqiptare, çdo votë që mund të shkon për opozitën shqiptare  është për llogaritë partiake, nuk është as për Rekën as për shqiptarët por është pastër votë për Aleancën dhe Besën për të bërë pazaret e tyre.

© ZHURNAL 10.04.2019, 21:49 | B.L. | 1,221 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm