Pendarovski në Jegunovc: Si komandant suprem prioritet do t'i kem ushtarët
zgjedhjet-presidenciale
Pendarovski në Jegunovc: Si komandant suprem prioritet do t'i kem ushtarët

Pendarovski në Jegunovc: Si komandant suprem prioritet do t'i kem ushtarët

Shkup, 10 prill - Kandidati për president i LSDM-së dhe 30 partive politike, Stevo Pendarovski sot ishte në takim me banorët e Jegunovcit ku foli për projektet nga programi i tij dhe për angazhimet si komandant suprem i Armatës.

Para qytetarëve, Pendarovski tha se nëse do të zgjidhet president, do të angazhohet për modernizim të Armatës dhe për sigurim të kushteve evropiane për ushtarët e vendit.

Armata jonë tashmë është pjesë e NATO-s. Armata është garantuese e sovranitetit dhe pavarësisë së territorit të vendit. Të gjithë jemi krenarë me ushtarët tanë, ata janë më meritorët për sukseset e misioneve ndërkombëtare dhe për ftesën të cilën e morëm për anëtarësim në NATO. Në mandatin tim si president, prioritet do të jetë mu Armata dhe pozita e ushtarëve, theksoi Pendarovski.

Shtoi se proceset për modernizimin e Armatës tashmë kanë filluar dhe u obligua se në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do ti intensifikojnë këto procese.

© ZHURNAL 10.04.2019, 19:47 | B.L. | 285 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut