“80 vite nga pushtimi fashist”, paraqiten foto të Mujo Ulqinakut
kulture
“80 vite nga pushtimi fashist”, paraqiten foto të Mujo Ulqinakut

“80 vite nga pushtimi fashist”, paraqiten foto të Mujo Ulqinakut

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 80-vjetorin e rënies së dëshmorëve gjatë qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist. Në aktivitetin “80 vite nga pushtimi fashist italian”, u prezantuan për herë të parë për publikun disa fotografi të Mujo (Cakuli) Ulqinakut të mundësuara nga pasardhësit e tij.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Ngjarja historike u parashtrua nga ligjëruesit në aktivitet historiani Moikom Zeqo dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, por edhe përmes interpretimeve dhe referimeve të gjimnazistëve, si dhe nëpërmjet ilustrimeve të fotografive të dëshmorëve të rënë.

Koçi tha në fjalën e tij se ideatori kryesor i pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ishte konti Galeazzo Çiano, dhëndëri i Benito Musolinit, të cilit i lindi ideja për një “zgjidhje tërësore për Shqipërinë”.

“Pushtimi fashist italian më 7 prill 1939, ishte një ndër aktet e para agresive të fashizmit në Europë. Luftimet më të përgjakshme u bënë në Durrës, por edhe në Shëngjin, Vlorë e Sarandë. Në Durrës trupat italiane u pritën me zjarr nga Mujo Ulqinaku, Hamit Dollani etj”, tha ai.

Moikom Zeqo bëri një panoramë të zgjeruar se si erdhi pushtimi fashist në Shqipëri dhe hapat e ndërmarra nga populli shqiptar në luftën kundër fashistëve italianë, duke vlerësuar këtu edhe kontributin e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku.

Olsa Ulqinaku, stërmbesa e Mujo (Cakuli) Ulqinakut, në fjalën e saj përshëndetëse midis të tjerash tha se: “Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare janë jo vetëm simbol i pashlyeshëm i rezistencës kombëtare dhe luftës për liri, por edhe frymëzim për ne brezat e sotëm”. /j.p/ KultPlus.com

© ZHURNAL 10.04.2019, 11:11 | L.E. | 547 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm