Shkrimet e Ajnshtajnit, në Universitetin Hebraik të Jerusalemit
kulture
Shkrimet e Ajnshtajnit, në Universitetin Hebraik të Jerusalemit

Shkrimet e Ajnshtajnit, në Universitetin Hebraik të Jerusalemit

Shkrimet e Albert Ajnshtajnit janë ekspozuar në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, ku zyrtarët konfirmuan të mërkurën se një pazëll i shkencëtarit ishte zgjidhur, pasi një fletë që nuk ishte parë më herët e shkrimeve të tij u zbulua rastësisht si pjesë e një koleksioni të blerë së fundmi nga universiteti.

Pjesa më e madhe e dokumenteve janë përllogaritje matematikore të shkrimeve shkencore të Ajnshtajnit në fund të viteve 1940. Ka po ashtu edhe letra që Ajnshtajni, i lindur në Gjermani në 1879, i shkruante bashkëpunëtorëve e ku trajtoheshin një varg çështjesh shkencore dhe personale, përfshirë edhe një letër drejtuar të birit, Hans Albert. Letra e 1935 drejtuar të birit mbante shqetësimin e shkencëtarit për rritjen e partisë naziste në Gjermani.

Thuajse të gjitha dokumentet kanë qenë të njohura për kërkuesit dhe të disponueshme në formën e kopjeve, thotë Hanoch Gutfrojd, këshilltar shkencor i arkivave të universitetit. Por, përmbledhja, pjesë e të cilës ishte edhe letra e gjetur së fundmi, nuk është botuar asnjëherë. Kjo pasi në mungesë të saj, përmbajtja ishte e pakuptueshme.

Sipas universitetit, përmbledhja ishte një nga përpjekjet e Ajnshtajnit për të unifikuar forcat e natyrës në një teori të vetme, të cilës ai iu dedikua në 30 vitet e fundit të jetës së tij.

© ZHURNAL 08.03.2019, 15:34 | L.E. | 922 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."