“CultureTrip”: Riviera shqiptare mes 8 destinacioneve më romantike të Ballkanit
kulture
“CultureTrip”: Riviera shqiptare mes 8 destinacioneve më romantike të Ballkanit

“CultureTrip”: Riviera shqiptare mes 8 destinacioneve më romantike të Ballkanit

Ballkani është ende një destinacion i paprekur në Europë, i cili është kryesisht i pa eksploruar nga të huajt, shkruan CultureTrip.Ky cep në juglindje të Europës ka shumë “letra të fshehura nën mëngët të saj”, duke përfshirë ide romantike “për arratisje” në qytete të përsosur për çifte, liqene dhe hotele.

Nëse dëshironi të zbuloni një destinacion të ri dhe t’i keni pushimet tuaja romantike të përballueshme, CultureTrip ka renditur rivierën shqiptare mes 8 destinacioneve më romantike të Ballkanit.

”Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e saj bru, plazhet e pacenuar dhe limanet, është një vend i përkryer për një largim romantik të përballueshëm. Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të vozisësh vetëm përgjatë bregut, kudo që të ndalosh do të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor. Vetë Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë, i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej”, shkruan CultureTrip.

Riviera shqiptare renditet si destinacion romantik mes vendeve si Dubrovniku, Kroaci, Santorini Greqi, Liqeni Bled, Slloveni etj. /j.p

© ZHURNAL 06.03.2019, 10:12 | L.E. | 1,481 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."