Spasovski: Luftë kundër trafikimit të emigrantëve
maqedonia
Spasovski: Luftë kundër trafikimit të emigrantëve

Spasovski: Luftë kundër trafikimit të emigrantëve

Shkup, 24 mars - Trafikimi i emigrantëve dhe shpartallimi i grupeve të trafikimit është ulur trefish, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Spasovski informoi se është rritur numri i rasteve të zbuluara në vitin 2018 krahasuar me një vit më parë, ndërsa vetëm para disa javëve, është shpartalluar një grup i organizuar kriminel prej 20 anëtarëve. Spasovski tha se numri i njerëzve që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut tejkalon 1 milion. Si shtet kemi përforcuar kapacitetet nga aspekti material dhe teknik me furnizimin me pajisje të re, duke përmendur marrëveshjen me FRONTEKS që shumë shpejtë duhet të firmoset- thotë Spasovski.

Unë pres që me këtë aktivitet do të vazhdojmë edhe më tej. Kishim shumë përforcime edhe në kapacitetet edhe në aspektin material dhe teknik me furnizimin e pajisjes së re, me këtë do të vazhdojmë edhe më tej dhe ta rrumbullakojmë mbrojtjen e sofistikuar të kufirit jugor. Ajo që dua ta theksoj veçanërisht është përfundimi i negociatave me FRONTEKS-in, ajo është roja kufitare bregdetare e forcave të BE-së. Unë pres që së shpejti ta nënshkruajmë marrëveshjen- tha Spasovski.

© ZHURNAL 24.03.2019, 10:32 | T.E. | 981 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Lajmi i fundit Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen 4 femra, njëra shtatëzënë
Ndërroi jetë Alajdin Demiri
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Zgjedhjet presidenciale: Ali Ahmeti nga Kërçova: Kemi vepruar tamam si shqiponja, e sollëm Evropën para derës sonë