Nuk respektohen afatet për Inspektoratin e Gjuhëve
maqedonia
Nuk respektohen afatet për Inspektoratin e Gjuhëve

Nuk respektohen afatet për Inspektoratin e Gjuhëve

Shkup, 23 mars - Ministria e Drejtësisë nuk ka respektuar afatin 15 ditorë që i dha Qeveria, për të dorëzuar propozim-ligjin për formimin e Inspektoratit për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe pse tashmë ka kaluar një muaj nga dhënia e këtij afati. Nga kjo ministri thonë se momentalisht prioritet për këtë dikaster janë rekomandimet, të cilat Bashkimi Evropian pret nga vendi që t’i zbatojë, por nuk anashkalohet edhe çështja e përmbushjes së obligimeve që ka Inspektoratin.

Në Ministrinë e Drejtësisë është formuar grup pune për hartimin e këtij propozim-ligj. Momentalisht jemi të përqendruar në rekomandimet  e BE-së për hapjen e bisedimeve, por punojmë edhe për çështjen e Inspektoratit”.

 

Në mungesë të Inspektoratit dhe me një Agjenci e cila deri pas zgjedhjeve presidenciale do të ketë vetëm drejtorin, Qeveria themeloi grupin ndër resorësh. Por, pavarësisht kësaj, çdo ditë po shfaqen raste të reja me gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe, në tabelat e institucioneve publike, ndërsa nuk mbeten anash as ato private. Për gabimet në tabelat e parkingjeve, zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu, thotë se përgjegjëse është Ndërmarrja Publike “Parkingjet”. Përkthimet, sipas tij, bëhen nga përkthyes profesionist, pasi çdo institucion ka të tillë, por nuk shpjegon se si është e mundur që pavarësisht këtij fakti, gabime të ketë jo vetëm në një tabelë, por në disa të tilla.

 

Kanë përkthyes, secili institucion i ka përkthyesit e vet.  Që nga momenti kur e morëm informatën se ka gabime, nga Qyteti i Shkupit kemi reaguar dhe shpresojmë se në ditët në vijim ai pllakat do të rregullohet. Dua të apeloj deri tek qytetarët, por edhe tek mediumet që nëse hasin rastësisht në pllakatë që i përkasin Qytetit të Shkupi ka kompetenca, do t’i lusja që të na dërgojnë në e-mail- deklaroi Valon Saliu- zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Rreth një javë më parë Alsat raportoi për gabimet drejtshkrimore në tabelën  e vendosur në pikën kufitare Tabanoc, pas publikimit të rastit, e njëjta u ndryshua brenda ditës nga Drejtoria e Doganave.

© ZHURNAL 23.03.2019, 23:16 | T.E. | 2,684 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm