Fletëparaqitjet tatimore vjetore, Demiri: DAP aplikacionet i dorëzon në muajin prill
maqedonia
Fletëparaqitjet tatimore vjetore, Demiri: DAP aplikacionet i dorëzon në muajin prill

Fletëparaqitjet tatimore vjetore, Demiri: DAP aplikacionet i dorëzon në muajin prill

Shkup, 23 mars - Drejtoria e të Ardhurave Publike nga fillimi i  mujait prill  do të fillojë t’ua dorëzojë qytetarëve  fletëparaqitjet tatimore vjetore për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2018. Me reformën që u zbatua gjatë vitit të kaluar, qytetarët në mënyrë elektronike per herë të pare do ta marrin fletëparaqitjen tatimore vjetore.

Në sistemin elektronik të Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë regjistruar përafërsisht 700 mijë tatimpagues. Nga DAP njoftojnë se fletëparaqitjen qytetarët do ta marrin në mënyrë elektronike dhe duhet ta konfirmojnë apo korrigjojnë per një afat kohor 30 ditor.

Në këtë mënyrë procedura e paraqitjeve të tatimeve është lehtësuar për qytetarët e vendit.

“Do të dërgohen aplikacionet tatimore të cilët qëytetarët do të munden ti korigjojnë ato tatime ose ti vërtetojnë ato të njejtat kjo është periudha që do të arihet brenda muajit prill dhe brenda një muaji këta mundë të vërtetohen. Deri në 30 ditë është afati kur mundë ti korigjojnë qytetarët të cilë’t janë regjistruar dhe janë në bazën elektronike  të DAP-it  nuk do kenë nevojë  që vitin e ardhshëm të paraqiten. paraqitja bëhet vetëm njëher. DAP-it njeherë do ti dërgojë cdo vit po në të njejtën periudhë. Kjo bëhet nëpërmjet tatimit  personal.  Thjeshtëzimi i procedurave administrative ndaj qytetarëve bëhet lehtësimi i procedurave që mos presin rradh  nëpër sportele” – tha zv.drejtori i DAP-it, Naser Demiri.

Ndërsa për shtatë vite është prolonguar obligimi që pensionistët  të paraqiten në sistemin elektronik për E-tatime, të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Personat që kanë pension, pa të ardhura  të tjera plotësuese, deri në vitin 2024 nuk duhet të paraqesin tatim në formë elektronike.

© ZHURNAL 23.03.2019, 20:36 | T.E. | 2,544 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Lajmi i fundit Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen 4 femra, njëra shtatëzënë
Ndërroi jetë Alajdin Demiri
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje