Maksuti: PSP duhet të ruajë autonominë
maqedonia
Maksuti: PSP duhet të ruajë autonominë

Maksuti: PSP duhet të ruajë autonominë

Shkup, 23 mars - Lidhur  me pakon e propozim ligjeve për gjyqësorin,  respektivisht për  rregullimin e statusit të funksionimit  të Prokurorisë  Speciale Publike, profesori universitar Mersim Maksuti konsideron se  PSP duhet të ruajë autnominë e saj dhe të vazhdojë të funksionojë si organ i pavarur.

Sipas Maksutit ndryshimet e reja ligjore nuk duhet të ulin pozitën e PSP-së , dhe se llogari për punën e sajë, Specialja  duhet të jep vetëm para Këshillit të Prokurorëve.

“Unë ndaj mendimin jo si njësi e veçantë brenda prokurorisë për krim të organizuar siç e kërkon VMRO- por të mbetet prokurori në vete e pavarur dhe me këtë do të ruaj autonominë e saj dhe të ruaj kompetenca të fuqishme të mund të luajë në mënyrë objektive funksionin e saj në ndjekjen e kryerësve të veprave penale” – deklaroi eksperti juridik, Mersim Maksuti.

Sipas Maksutit,  PSP duhet të vazhdojë me procesuimin e të gjitha lëndëve hetimore dhe parahetimore  edhe pse janë të ngritura pas skadimit të afatit të  paraparë prej 18 muajsh. Sipas tij  të gjitha  lëndët e ngritura pas qershorit të vitit 2017,duhet të vazhdojnë të jenë nën kopetencë të PSP-së.

“Unë do të kërkoj që pamëdyshje të futen në kompetencë të saj ,të vazhdojë ti procesuojë deri në fund të gjitha ato raste të ngritura pas këtij afati por jo vetëm këto por të jepet hapësirë që ligji si një nga reformat kyçe për BE-në  i Prokurorisë publike,  patjetër të parashohë edhe kompetenca të reja edhe me pushtetin aktual me qeverisjen me keqpërdorimet eventuale me abuzimet nga pushtetarët dhe zyrtarët për momentin” – tha eksperti juridik, Mersim Maksuti.

Profesor Maksuti më tej shton se mekanizëm i rëndësishëm i cili garanton  objektivitetin në  punën  e Speciales  është buxheti i pavarur.  Sipas tij buxheti i pavarur në konsolidimin e shtetit juridik, luan një rol të rëndësishëm  sepse në këtë mënyrë  pamundësohen ndërhyrjet dhe ndikimet politike në punën e prokurorisë.

© ZHURNAL 23.03.2019, 17:29 | T.E. | 1,172 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm