Shtatë raste të reja me fruth, katër në gjendje të kritike
maqedonia
Shtatë raste të reja me fruth, katër në gjendje të kritike

Shtatë raste të reja me fruth, katër në gjendje të kritike

Shkup, 23 mars - Trembëdhjetë pacientë të prekur nga fruthi janë kontrolluar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve 7 janë mbajtur për shërim spitalor.

Prej gjithsej 34 pacientëve të hospitalizuar në Klinikë, 16 fëmijë dhe 18 të rritur, dy fëmijë dhe dy të rritur janë me pasqyrë më të rëndë klinike, kanë informuar sot nga Klinika për sëmundje infektive.

Nga shtatë rastet e reja, dy janë fëmijë një i moshës gjashtë muajsh nga Kumanova dhe një fëmijë në moshë 1 vjeçare nga Saraji i Shkupit, të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar.

Epidemiologët paralajmërojnë për shpalljen e mundshme të epidemisë në mbarë vendin nëse vijon të rritet numri i të prekurve nga fruthi. Ata gjithashtu apelojnë për vaksinim, pasi siç thonë kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga kjo sëmundje.

© ZHURNAL 23.03.2019, 15:42 | T.E. | 1,484 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm