Zgjidhja Greqi-Maqedoni, shembull për rajonin
maqedonia
Zgjidhja Greqi-Maqedoni, shembull për rajonin

Zgjidhja Greqi-Maqedoni, shembull për rajonin

Shkup, 23 mars - Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të jetë shembull i tejkalimit të dallimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Prandaj në këtë moment është veçanërisht e rëndësishme të kemi një harmonizim të qëndrimeve dhe një qasje të përbashkët ndaj vendimmarrjes nga qendrat në Berlin dhe Uashington për këtë çështje. Një mendim të tillë ndanë disa nga ekspertët e sigurisë që morën pjesë në Shkollën e Sigurisë Rajonale në Strugë.

 

Ballkani Perëndimor nuk ka kohë për të humbur, sepse aktorët kryesorë të sigurisë ndërkombëtare duan të mbyllin shumë mosmarrëveshje dypalëshe. Mbeti problemi Beograd-Prishtinë dhe sigurisht përmes integrimit Euro-Atlantik të Bosnjë Hercegovinës kjo çështje do të mbyllet- deklaroi Marjan Gjurovski- Profesor i sigurisë.

Ekspertët nga Beogradi presin që viti 2019 do të shënojë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ka një indikacion të ketë një korrigjim të butë të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë dhe mendoj se kjo nuk duhet të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Shpresoj kjo të mos ketë ndikim në Maqedoni, sepse vendi është në rrugën e vet euroatlantike dhe shpresoj se së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s, që krijon një siguri të caktuar që nuk do të lejojë, që kufijtë të ndryshojnë në asnjë mënyrë- deklaroi Dragan Gjukanoviq – Profesor i Shkencave Politike- Beograd

 

Në këtë konferencë u tha se Ballkani Perëndimor gjendet në një periudhë të rëndësishme të stabilizimit të plotë dhe se më në fund do ti qaset integrimeve në BE dhe forcimit ekonomik të vendeve.

© ZHURNAL 23.03.2019, 14:51 | T.E. | 858 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm