Pasdite bie në lumin Vardar një person, kërkimet vazhdojnë
maqedonia
Pasdite bie në lumin Vardar një person, kërkimet vazhdojnë

Pasdite bie në lumin Vardar një person, kërkimet vazhdojnë

Gostivar, 22 mars - Pasditën e sotme, rreth orës 15 e 45 minuta, në ujrat e Lumit “Vardar” në Gostivar, ka rënë një person i gjinisë mashkullore. Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e personit, ai mendohet të jetë nga 15 deri 50 vjeç, ndërsa edhe në këto momente kërkimi i tij vazhdon.

Personi që ka paraqitur rastin në policinë e Gostivarit, banorë i fshatiit Turçan i Vogël, u ka thënë uniformave blu se e ka parë personin duke e marrë lumi. Bazuar në këtë informacion Policia, një ekip i Ndihmës së Shpejtë dhe Zjarrfikësve të Gostivarit menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë nisur kërkimet.

Kërkimeve, të cilat vazhdojnë edhe në këto momente, u janë bashkangjitur edhe banorët e fshatit Turçan i Vogël, ndërsa ai mendohet të ketë rënë në Lum nga një urë kalimtarësh mbi “Vardarin” në këtë fshat. Jo, zyrtarisht deri në këto momente është gjetur vetëm një çantë shpine e zezë me një fletore në “Vardar”, e cila mund të jetë e personit të zhdukur në lum.

© ZHURNAL 22.03.2019, 20:53 | T.E. | 3,987 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut