Lëvizja e Besa edhe pse e zhgënjyer me krerët e ASH-së do t’i jap “përkrahje” Agollit pa koalicion para-zgjedhor
maqedonia
Lëvizja e Besa edhe pse e zhgënjyer me krerët e ASH-së do t’i jap “përkrahje” Agollit pa koalicion para-zgjedhor

Lëvizja e Besa edhe pse e zhgënjyer me krerët e ASH-së do t’i jap “përkrahje” Agollit pa koalicion para-zgjedhor

Shkup, 22 Mars, Zhurnal.mk – Kandidati i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për zgjedhjet për kryetar të komunës së Dibrës që mbahen me 21 prill, do ta ketë përkrahjen e Lëvizjes Besa, përkundër faktit se këto dy parti nuk kanë mundur që të arrijnë një marrëveshje të nënshkruar për koalicion para-zgjedhor për Agron Agollin e ASH-së.

Këtë sot e kanë konfirmuar anëtarët e Lëvizjes Besa.

"Në frymën e bashkëpunimit opozitar në Dibër e përkrahim kandidatin e ASH", ka deklaruar për Zhurnal.mk, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi.

Ndërkohë burimet të tjera  nga Lëvizja Besa kanë sqaruar se ditë më pare që të dy partitë kanë pasur bisedime të thuktë për premtimet që ASH-ja ua ka bërë për zgjedhjet në Dibër, qysh kur të dy partitë janë pajtuar për një përkrahje të përbashkët për Blerim Rekën.

Burimet nga Lëvizja Besa, të cilat kërkuan që të mbesin anonime, thanë për Zhurnal.mk se 

Aleanca për Shqiptarët gjatë bisedimeve për Rekën se Besa dhe ASH-ja ishin pajtuar që e njëjta qasje e të dy partive të bëhet edhe për Agron Agollin për garën në Dibër.

Sipas këtyre burimeve që asaj kohe krerët më të lartë të Lëvizjes Besa dhe të ASH-ja ishin pajtuar që në garën për në Dibër të dy partitë të arrijnë një marrëveshje të shkruar për një koalicion parazgjedhor midis të dy partive në përkrahje maksimale për Agollin e ASH-së.

“Kështu ka qenë pajtimi i asaj kohe. Por të Enjten (21 Mars) premtimi është thyer nga ASH-ja dhe marrëveshja e pajtuar nuk është respektuar me urdhrat nga krerët më të lartë të ASH-së”, tha për Zhurnal.mk anëtari anonim i Lëvizjes Besa.

“të enjtën ASH-ja e ka refuzuar kërkesën tonë e të premtuar që asaj kohe për koalicion parazgjedhor në përkrahje të Agollit” vazhdoi më tutje.

“Nuk e mbajtën fjalën. ASH-ja e theu besën e dhënë për Dibër të pajtuar qysh në negociatat për zgjedhjet presidenciale për Blerim Rekën”, tha i njëjti burim.

“ ASH-ja e ka refuzuar kërkesën e ripërsëritur tonë që të ketë një koalicion parazgjedhor i nënshkruar midis të dy partive e me detajet e fushatës së përbashkët që do të përfshinte edhe logot e të dy partive në fjalë dhe këto bisedime kanë dështuar mbrëmë,” sqaron burimi i Lëvizjes besa në bisedë me Zhurnal.mk.

“Na thanë se do të dalin vetëm me logo të ASH-së në fushatën për kandidatin e tyre dhe jo edhe me logon e partitë sonë,” thotë anëtari i Lëvizjes Besa i cili nuk e fsheh zhgënjimin e madh me vendimin e ASH-së për të mos mbajtur fjalët e pajtuara javë më parë që ketë para-koalicion zgjedhor të nënshkruar për garën në komunën e Dibrës.

“As nuk do të ketë marrëveshje të nënshkruar e as logo të dy partive në fushatë. ASH-ja i  shkeli premtimet e dhëna”, thotë burimi i Lëvizjes Besa.

Përkundër këtij refuzimi dhe mos mbajtje fjale nga ASH-ja, Lëvizja Besa tregohet modeste dhe i jep përkrahje përsëri Agron Agollit..

“Edhe përkundër kësaj ne përsëri do ta përkrahim Agron Agollin, » tha ky anëtar i Lëvizjes Besa, sipas të cilit ndihma e kësaj partie për kandidatin e ASH-së për zgjedhjet në Dibër do të bëhet pa ndonjë marrëveshje të shkruar por vetëm gojore.

© ZHURNAL 22.03.2019, 13:40 | Xh.I. | 14,850 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut