Zaev-Hellbah: Gjermania vazhdon mbështetjen për politikat konstruktive të RMV-së
maqedonia
Zaev-Hellbah: Gjermania vazhdon mbështetjen për politikat konstruktive të RMV-së

Zaev-Hellbah: Gjermania vazhdon mbështetjen për politikat konstruktive të RMV-së

Shkup, 21 mars - Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me delegacionin e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në përbërje të përfaqësuesit special për Evropë Jug-lindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, ambasadori Kristian Hellbah, ambasadori Tomas Osovski, përfaqësues special për politikat e BE-së dhe ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Tomas Gerberih.

Kryeministri Zaev, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO i theksoi marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet dy vendeve me interes të ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Me Marrëveshjen e Prespës treguam se me dialog të vërtetë është e mundur zgjidhja e problemeve ndërkombëtare në Ballkan. Zbatimi i Marrëveshjes me Republikën e Greqisë dhe mbështetjen që e kemi është motivim i fuqishëm për realizimin e qëllimit tonë, anëtarësimi në NATO dhe fillimi i procesit të negociatave me BE-në”, theksoi Kryeministri Zaev.

Në takim u bisedua për përfitimet e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe përkushtimi për krijimin e raporteve të mira me të gjithë fqinjët dhe u konstatua se ky është mesazh i fortë, që rajoni i Ballkanit mund të jetë bartës i paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Njëkohësisht, u konfirmua mbështetja e fortë e Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimi i Qeverisë për politikat konstruktive, nëpërmjet të cilave zgjidhen çështjet e rëndësishme të shtetit dhe qytetarëve të saj.

U konstatua se hapja e negociatave me BE-në, gjegjësisht sjellja e vendimit pozitiv të Këshillit të ministrave të BE-së në qershor, bazuar në arritjet dhe meritat e deritanishme do të jetë motivim shtesë për të vazhduar në këtë drejtim dhe intensifikim shtesë i reformave, që siç u konkludua është i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor, para së gjithash nga aspekti i sigurisë.

© ZHURNAL 21.03.2019, 16:14 | Xh.I. | 486 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut