VMRO-DPMNE-ja e vendosur për kërkesat për Prokurorinë Speciale
maqedonia
VMRO-DPMNE-ja e vendosur për kërkesat për Prokurorinë Speciale

VMRO-DPMNE-ja e vendosur për kërkesat për Prokurorinë Speciale

Shkup, 21 mars - VMRO-DPMNE-ja, e vendosur se do të heqë dorë nga kërkesat për ligjin për Prokurorinë Publike. Në ditën kur duhet të dorëzojnë vërejtjet e tyre në format të amendamenteve, partia e Mickoskit paralajmëroi se kërkesat i bazon në tre principe kryesore. Theksin e vendosën në nevojën e mbylljes së lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike duke pasur si kufijë qershorin e vitit 2017 dhe dëshmitë të mos shfrytëzohen për procedura të mëtejshme.

"Propozojmë njësi të Prkurorisë Speciale në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe zgjerim të rrethit të lëndëve, gjegjësisht atyre lëndëve që në të kaluarën kanë qenë të mbuluara me afera të ndryshme dhe zgjerim të këtij korpusi të aferave nga ana e një prokurori të ri Special. Sipas principit të llogaridhënies, Prokuroria Speciale t’i përfundojë lëndët e hapura gjyqësore që janë dorëzuar deri më 30 qershor 2017 dhe në pajtim me ligjin, të përfundojë ushtrimin e funksionit të saj, ashtu edhe përbërja aktuale e kësaj prokurorie. Të formohet komision anketues në Kuvend që do ta vlerësojë punën e saj", deklaroi Toni Menkinoski, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja kërkuan në grupe punuese të riformulohet ligjin për Prokurorinë Themelore në të cilën Prokuroria Speciale do të jetë me kompetenca të zgjeruara për të gjithë lëndët me afera por që do të ndiqen nga një përbërje e re e PSP-së. Opozita Maqedonase njoftoi se nuk do të tërhiqet nga këto principe

Këto kërkesa janë diametralisht të kundërta me pushtetin, të cilët po ashtu, kanë deklaruar se propozim/ligji ekzistues që rregullon të ardhmen e Speciales është zgjidhja më e mirë. Sipas Propozim/ligjit për Prokurorinë Publike, Prokuroria Speciale do të jetë kompetente të veprojë për:

    Vepra penale që dalin nga materialet e përgjuara ilegale prej vitit 2008 deri në vitin 2015 për të cilat janë ngritur aktpadi ose janë hapur hetime dhe për lëndët e marra të lidhura me përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve.
    Vepra penale kundër zgjedhjeve
    Vepra penale larje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në shërbim, marrje të mitos, marrje të shpërblmit për ndikime të jashtligjshme, pronësim të jashtligjshëm dhe fshehje të pronës, keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, pengim të konkurrencës, etj.
    Vepra penale dëshmi e rrejshme, pengim të drejtësisë, zbulim i identitetitt ë dëshmitarit të mbrojtur, pengim të personit zyrtar për të ushtruar detyrën zyrtare, etj.

Propozim/ligji për Prokurorinë Publike parashikon që:

 Ligji për Prokurorinë Publike

Materialet nga ndjekja e jashtligjshme e komunikimeve Prokuroria Speciale Publike mund t’i përpunojë më së voni deri në 15.09.2020 kurse të njëjtat mund të shfrytëzohen si dëshmi vetëm për lëndët për të cilat janë dorëzuar aktpadi deri më 30 qershor të vitit 2017. Materialet nga ndjekja e jashtligjshme e komunikimeve të cilat nuk janë dhënë si dëshmi në gjykata do të ruhen në Prokurorinë Speciale Publike një vit pas përfundimit të procedurave të plotfuqishme për vepra penale të lidhura me përmbajtjen e atyre materialeve kurse do të asgjësohen sipas dispozitave për asgjësimin e materialeve nga masat e veçanta hetimore.

Takimet e grupeve të punës për këtë çështje mes partive politike do të vazhdojnë të premten.

© ZHURNAL 21.03.2019, 16:00 | Xh.I. | 1,168 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm