Në Gostivar shënohet Dita e ekologjisë
maqedonia
Në Gostivar shënohet Dita e ekologjisë

Në Gostivar shënohet Dita e ekologjisë

Gostivar, 21 mars – Nën moton “Shkolla ime shembull për qytet ekologjik” me shumë aktivitete në Gostivar u shënua 21 marsi, Dita botërore e ekologjisë.

Me rastin e Ditës botërore të ekologjisë, në gjimnazin e Gostivarit u organizua ekspozita e eksponateve të përpunuara nga materialet e ricikluara. Ekspozita është pjesë e projektit për ngritjen e ndërgjegjësimit ekologjik të nxënësve të shkollave të mesme për rëndësinë e selektimit, riciklimit dhe përdorimin e sërishëm të materialeve.

Në gjimnaz prej sot do të shfrytëzohen koshet për selektimin e mbeturinave, siç tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, do ta nxitin selektimin parimor të mbeturinave.

“Si gjimnazi, ashtu edhe shkollat tjera do të marrin koshe për selektimin e mbeturinave. Në mënyrë të ndarë do të grumbullohen mbeturinat elektronike, qelqi, hekuri, letra. Në botën zhvillimore mbeturinat janë pasuri. Ashtu edhe ne si shoqëri, disa materiale nga mbeturinat do t’i shesim dhe do t’i kthejmë si investim”, tha Taravari.

Gjimnazistët në kuadër të projektit do të formojnë eko patrullë dhe do të zgjedhin klasën më të pastër.

Dita e ekologjisë në shkollën e mesme të ekonomisë u shënua me pastrimin e oborrit, rregullimin hortikulturor dhe mbjelljen e luleve të reja. Ekspozitë me eksponate dhe mesazhe për mjedis të pastër u organizua edhe në sheshin e qytetit./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 21.03.2019, 15:54 | Z.H. | 1,393 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm