Furnizimet publike, kryeson komuna e Shuto Orizarës për jotransparencë
maqedonia
Furnizimet publike, kryeson komuna e Shuto Orizarës për jotransparencë

Furnizimet publike, kryeson komuna e Shuto Orizarës për jotransparencë

Shkup, 21 mars - Institucionet shtetërore në nivel qendror, por edhe në atë lokal kanë plotësuar vetëm gjysmën e kritereve të nevojshme në procesin e furnizimeve publike, ka treguar hulumtimi i një pjese të OJQ-ve. Janë vlerësuar 31 kritere për transparencë apo për publikimin e asaj që kanë planifikuar ta bëjnë. Është matur edhe llogaridhënia gjegjësisht nevoja që vet institucionet të publikojnë diçka që konsiderojnë se qytetarët duhet ta dinë ndërsa është ndjekur edhe integriteti i nëpunësve që punojnë me furnizime publike.

"Po e ndjekim ciklin e furnizimeve publike, nga paraqitja e nevojës që diçka të merret, zbatimin e procedurës e deri në realizimin e marrëveshjes. Për fat të keq, më keq qëndrojnë në fazën e parë gjegjësisht në fazën e planifikimit dhe në fazën e fundit, që është ndjekja e realizimit të marrëveshjeve”, theksoi German Fillkov, Qendra për komunikime civile

Rezultate më të dobëta ka komuna e Shuto Orizarës ndërsa si më transparente qëndron Velesi. Hulumtimi ka treguar se tek dy komuna është vërejtur niveli i lartë i pjesëmarrës së një kompanie në furnizimet e përgjithshme. Lidhur me rajonin e Shkupit, janë anuluar rreth 200 procedura ndërsa 22 marrëveshje për furnizime publike kanë qenë pa shpallje. Vlera e tyre ka kapur shifrën prej 1,5 milion euro.

"Shqetëson fakti që numri më i madh i komunave në rajonin planor të Shkupit nuk kanë vendosur sistem për ndjekjen e realizimit të marrëveshjeve të lidhura. Tek dhjetë komuna është vërtetuar niveli i lartë i prezencës së elementeve diskriminuese në dokumentacionet e tenderit që mund ta kufizojnë konkurrencën”, tha Marija Georgievska, kryetare e Shoqatës së gazetarëve ekonomik

Ndryshe, të dhënat janë për vitin 2017 kur në vend u organizuan zgjedhjet lokale. Ligji i ri për furnizim publike në fuqi duhet të hyjë nga fillimi i muajit të ardhshëm. Vendi kishte për obligim që ligjin e ri për furnizime publike ta përshtat me standardet e BE-së, e kjo do të thotë, shpenzim racional i parave shtetërore, konkurrencë të lirë dhe korrekte si dhe transparencë gjatë furnizimeve publike.

© ZHURNAL 21.03.2019, 15:47 | Xh.I. | 1,372 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm