Pranohen tre kandidaturat, nesër do të mësohet se cilin numër duhet të rrethojmë për secilin
maqedonia
Pranohen tre kandidaturat, nesër do të mësohet se cilin numër duhet të rrethojmë për secilin

Pranohen tre kandidaturat, nesër do të mësohet se cilin numër duhet të rrethojmë për secilin

Shkup, 21 mars – KSHZ-ja e filloi seancën ku duhet të konfirmohet nëse kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë të rregullta dhe në pajtim me ligjin, pasi veçmë janë parashtruar ato të kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit, VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të opozitës shqiptare, Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova dhe Blerim Reka.

Komisioni për kontroll do të marrë vendim për konfirmimin e kandidaturave, me çka Pendarovski, Siljanovska dhe Reka edhe zyrtarisht do të bëhen kandidatë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski sot para fillimit të seancës deklaroi se ai nuk pret se do të ketë probleme në kandidaturat.

Paralajmëroi se KSHZ-ja do të dalë me kumtesë se me siguri janë konfirmuar kandidaturat për tre pjesëmarrës në garën presidenciale.

Prej nesër vijojnë afatet tjera, mes të cilave edhe afati për përcaktimin e orarit të kandidatëve, Derkovski theksoi se me siguri që nesër me short do të konfirmohet radhitja, ndërsa prej 1 prillit edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet presidenciale.

“Ne si KSHZ nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, 8 shkurti e deri tani kemi bërë gjithçka me qëllim që në aspektin organizativ zgjedhjet të zhvillohen në rendin më të mirë të mundur dhe do të vazhdojmë me organizimin deri ditën e zgjedhjeve”, tha Derkovski.

Edhe një herë apeloi deri te të gjithë pjesëmarrësit në fushatë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë korrekte, të paraqesin garë e vërtetë politike të ideve, me qëllim që të ketë zgjedhje kristal të pastërta, të cilat do të thonë një plus më tepër për zhvillim të kapacitetet demokratik në shtet.

Të gjitha tre kandidaturat janë parashtruar me përkrahje të një grupi të zgjedhësve. Për zyrtarizimin e kandidaturës presidenciale nevojitet që kandidatët të parashtrojnë minimum 10.000 nënshkrime të qytetarëve ose 30-të të deputetëve.

Të gjithë tre kandidatët, siç tha Derkovski, e kanë pasur minimumin e nevojshëm të nënshkrimeve që duhej të mblidhen dhe shtoi se nuk do të ketë kurrëfarë problemi për konfirmimin e kandidaturave.

Duke marrë parasysh atë se pasi të konfirmohen kandidaturat e tyre, ata edhe zyrtarisht bëhen pjesëmarrës në garën për zgjedhjet presidenciale. Derkovski theksoi se ata deri më 1 prill duhet të përmbahen nga paraqitjet publike, deklarata, pasi e tërë kjo do të thotë fushatë.

© ZHURNAL 21.03.2019, 15:47 | Z.H. | 768 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Ahmeti:  “Arnautët kanë respekt në Turqi”, për Selën - kanë ikur kohat e folklorizmave!
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Burime pran BDI-së për Zhurnal: Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, se Hazbi Lika mund të kalon në partin e tyre, vetëm një ëndërr me sy qel
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Lajmi i fundit Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen 4 femra, njëra shtatëzënë
Ndërroi jetë Alajdin Demiri
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat