Qeveria dhe komunat së bashku do ta zgjidhin problemin me përmbytjet në Pollog
maqedonia
Qeveria dhe komunat së bashku do ta zgjidhin problemin me përmbytjet në Pollog

Qeveria dhe komunat së bashku do ta zgjidhin problemin me përmbytjet në Pollog

Tetovë, 21 mars – Rreth gjendjes me parandalimin e përmbytjeve në rrethinën e Tetovës, sidomos në rajonin e Gjermës mbi Porroj, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev tha se është i njoftuar me këtë problem, gjë që ka qenë edhe qëllimi i takimit me të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut, si dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera kompetente që është mbajtur në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve periudhën e kaluar.

“Të gjithë faktorët në vend kemi arritur marrëveshje që të bëjmë analiza, çfarë projekte ka në këtë drejtim , sepse në terren tashmë realizohen disa aktivitete të financuara nga donatorë të huaj mes të cilëve është edhe Ambasada zvicerane tek ne. Duam që maksimalisht t’u ndihmojmë komunave që t’i zbatojnë këtë projekte për mbrojtje nga vërshimet dhe në një pjesë ata kanë marrë mjete financiare. Me situatat me Gjermën dhe Porrojin ka studim nga më parë për sistemin me digat, që tashmë është shkatërruar dhe atje problemi është serioz, por punët janë në rrugë të mirë dhe do të sigurojmë mjete për këtë”, deklaroi Angjushev.

Për procesin e avancimit të gjendjes në qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” zëvendëskryeministri Agjunshev tha se “Elem Turs”, që momentalisht ekonomizon me qendrën ka filluar me procedurat për përpunim të fizibiliti studimeve që ka për qëllim avancimi të jetë përmes partneritetit publik privat.

“Kodra e Diellit nuk ka pse të jetë në kuadër të ELEM-it dhe Kodra e Diellit ka potencial të jetë një nga qendrat e skijimit më të mira, ko vetëm tek ne, por edhe në rajon. Për këtë shkak ELEM do ta financojë studimin për bërje të partneritetit publik-privat, ndërsa fizibiliti studimi do të bëjë konsulent me përvojë ndërkombëtare dhe pres se shumë shpejt do të jetë gati. Detyrime të veta në këtë drejtim ka edhe komuna për rregullim dhe përpunim të planeve urbanistike për këtë pjesë”, deklaroi Angjushev.

Lidhur me gjendjen me “Jugohrom” dhe ndërtimin e stacionit të filtrimit si kush i domosdoshëm për aktivizim të sërishëm të furrave, Angjushev tha se Qeveria ka ndarë mjete përmes kredisë nga Banka maqedonase për mbështetje të zhvillimit në vlerë prej rreth 1,5 milionë euro për këtë qëllim./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 21.03.2019, 15:17 | Z.H. | 942 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Lajmi i fundit Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen 4 femra, njëra shtatëzënë
Ndërroi jetë Alajdin Demiri
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje