LSDM nuk do të kandidojë në Dibër
maqedonia
LSDM nuk do të kandidojë në Dibër

LSDM nuk do të kandidojë në Dibër

Dibër, 21 mars – LSDM-ja nuk do të merr pjesë me kandidat të vetin për kryetar të komunës së Dibrës në zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë, që do të mbahen më 21 prill, së bashku me ato presidenciale.

“Morën vendim, nuk do të kemi kandidat tonin në garën për kryetar të Dibrës. Ende nuk kemi marrë qëndrim nëse do të përkrahim ndonjë nga kandidatët”, deklaroi për MIA-n Azem Fejzoski, kryetar i Organizatës komunale të LSDM-së për Dibrën.

Kandidat të vetin për kryetar të komunës nuk ka as VMRO-DPMNE-ja. Këtë për MIA-n dje e konfirmoi Afet Avmedoski, kryetar i Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së për Dibrën. Edhe ata, sipas tij, ende nuk kanë qëndrim nëse do të përkrahin ndonjë nga kandidatët.

Afati për parashtrimin e kandidaturave përfundon sot në mesnatë.

Më tepër se e qartë është se në garën për kryetar të komunës së Dibrës do të jenë dy mjekët e njohur, Hekuran Duka nga BDI-ja, i cili është ushtrues aktual kryetar i komunës dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët, i cili e ka përkrahjen edhe nga Lëvizja “Besa”./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 21.03.2019, 15:14 | Z.H. | 4,614 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut