ASH krijon "mjegull" në prag të zgjedhjeve presidenciale
maqedonia
ASH krijon "mjegull" në prag të zgjedhjeve presidenciale

ASH krijon "mjegull" në prag të zgjedhjeve presidenciale

Shkup, 21 mars - Disa media maqedonase dje kanë shkruar për një "deal" mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 maj, transmeton Zhurnal. Sipas burimeve të televizionit Alfa dy partnerët e koalicionit qeverisës Zaev dhe Ahmeti friksohen se votat nga ASH dhe BESA mund të shkojnë për kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska në rrethin e dytë të presidencialeve.

Mbështetja e opozitës shqiptare për një marrëveshje me VMRO-në deri më tani as nuk është konfirmuar por as nuk është demantuar. Jo zyrtarisht siç shkruajn mediat maqedonase ekziston një marrëveshje që opozita maqedonase ta përkrah kandidatin e ASH-së për kryetar komune në Dibër ku bashkë me presidencialet do të ketë edhe zgjedhje lokale dhe në këtë mënyrë kandidati i ASH-së do të dilte fitues, ndërsa nga ana tjetër opozita shqiptare do të përkrahte Gordana Siljanovska-Davkovën për Presidente të vendit.

Nga opozita maqedonase nuk konfirmojnë nëse ka ndonjë marrëveshje me opozitën shqiptare. As këta të dytët nuk konfirmojnë por as që demantojnë një gjë të tillë. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, njëherit edhe sekretar i përgjithshëm i ASH-së në një prononcim për Televizionin Alfa shprehet se çfarëdo lloj marrëveshje politike është e mundur dhe për këtë janë të hapur edhe me BESËN dhe Alternativën, por kurrsesi me BDI-në dhe Vesel Memedin. Taravari nuk deshti të precizoj se a ka ndonjë marrëveshje të "fshehtë" me opozitën maqedonase ku tha se marrëveshje konkrete deri më tani nuk kanë, dhe kështu edhe më shumë krijoi "mjegulla" në opinion në prag të zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit.

"Çfarëdo lloj marrëveshje politike janë të mundshme, sidomos para zgjedhjeve parlamentare, dhe për këtë janë të hapura edhe BESA edhe Alternativa, përveç BDI-së dhe Vesel Memedit. Kështu që asgjë nuk përjashtohet. Deri më tani nuk kemi negociata apo marrëveshje me dikë, matematikat konkretisht për në Dibër është se kandidati jonë udhëheqë me 30-40% para atij të BDI-së. Por, të presim dhe të shohim se si po rrjedhin punët në rrethin e dytë. Gjitha matematikat janë të mundura, jemi të hapur për komunikim me të gjithë, por marrëveshje konkrete nuk kemi", thotë i pari i Gostivarit, Arben Taravari.

© ZHURNAL 21.03.2019, 10:27 | Xh.I. | 16,658 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Lajmi i fundit Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen 4 femra, njëra shtatëzënë
Ndërroi jetë Alajdin Demiri
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Zgjedhjet presidenciale: Ali Ahmeti nga Kërçova: Kemi vepruar tamam si shqiponja, e sollëm Evropën para derës sonë