Kacarska: Jam e bindur se çdo aktvendim që kam marrë, është i drejtë
maqedonia
Kacarska: Jam e bindur se çdo aktvendim që kam marrë, është i drejtë

Kacarska: Jam e bindur se çdo aktvendim që kam marrë, është i drejtë

Shkup, 19 mars - Gjyqtarja Dobrilla Kacarska, e cila e udhëhoqi procesin gjyqësor lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017 dhe mori aktvendim për gjithsej 211 vjet burg për 16 të pandehur, thotë se jo vetëm për këtë por për çdo aktvendim ajo është e bindur se ka qenë i drejtë.

Kacarska, në një emision televiziv “Drejtësi dhe padrejtësi” në 1TV, theksoi se jo vetëm për këtë aktvendim, por për çdo aktvendim që ajo ka marrë është e bindur ka bërë një gjykim të drejtë.

“Nuk kisha aspak dyshim se të pandehurit ishin fajtorë për atë vepër për të cilën akuzoheshin. Por të jeni të sigurt se nuk është e lehtë të shqiptohet dënimi me burgim, pavarësisht nga sasia e dënimit”, tha Kacarska.

Ajo vuri në dukje se për çdo aktgjykim gjithmonë bazohet tek argumentat të cilat ekzistojnë për secilin rast. Lidhur me Ligjin e Amnistisë, Kacarska thotë se me atë ligj drejtësia nuk është plotësuar plotësisht.

“Jam absolutisht dakord se me miratimin e Ligjit për Amnistinë, drejtësia është selektive dhe nuk është plotësuar plotësisht. Megjithatë, unë nuk mund ta pranoj këtë term si organizatorë, sepse ekziston një lëndë tjetër që duhet punuar, do të shohim se çfarë ka ndodhur, nëse ka veprime tek ata që dyshohen tani. Ky ligj është i nxituar. Ai u soll në një fazë kur ne përfunduam procedurën e provave. Ndoshta duhej që të pritet të merrej vendimi dhe pastaj disa prej tyre të amnistoheshin, por megjithatë ai është një ligj i miratuar nga Parlamenti dhe unë, si gjykatëse, duhet ta respektoj”, tha Kacarska.

© ZHURNAL 19.03.2019, 22:48 | T.E. | 2,168 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut