Maksuti: Amnistia për “27 prillin”, rast specifik
maqedonia
Maksuti: Amnistia për “27 prillin”, rast specifik

Maksuti: Amnistia për “27 prillin”, rast specifik

Shkup, 19 mars - Profesori universitar, Mersim Maksuti gjatë një debati në emisionin “Programi 200” në Alsat për fatin e PSP-së, foli edhe për ngjarjet e 27 prillit. Ai tha se ngjarjet e 27 prillit vunë në pikëpyetje ekzistencën e vet shtetit, vunë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe se ligji për pajtim mund të justifikohet.

27 prilli është një situatë specifike, nuk është një rast dosido që kemi trajtuar deri më tani nëpër gjykata. Ngjarjet e 27 prillit vunë në pikëpyetje ekzistencën e vet shtetit. Vuri në pikëpyetje se nga do të shkojmë nesër se çfarë do të ndodh më tutje, mund të ndodhte dhe gjendja e jashtëzakonshme. Nëpërmjet ligjit të amnistisë, në një mënyrë ishte i pashmangshëm edhe një pajtim i palëve në shoqëri. Në një farë mënyre ky ligj mund edhe të arsyetohet- deklaroi profesori universitar Mersim Maksuti.

Nga ana tjetër avokati Ardian Demiri thotë se “hilja” për fatin e PSP-së është bërë që në fillim., që kur ajo është themeluar. “Hileja”, sipas avokatit Demiri, qëndron se afati i saj është përcaktuar të jetë shumë i shkurtër. Ai e ilustron me fakte dhe argumente pohimin e tij.

"Hetime të kryera për 18 muaj nuk mund të kryejnë apo të finalizojnë një proces për 5 vite. Ne një ndërtim pa leje nuk mund ta mbyllim për 5-6 vite, me katër dëshmi., atëherë si mund të finalizojmë një proces të tërë. P.sh.: vetëm në lëndë “Transportieri” ka më shumë se 2 500 dëshmi. Sa kohë duhet për t’i lexuar ato dëshmi? Mos flasim pastaj për t’i analizuar ato dëshmi. Prandaj ata që e kanë përpiluar ligjin, kjo Prokurori mund të funksionojë apo të ngrejë aktpadi Brenda 18 muajve, t’i skadojë afati brenda 5 viteve, duket se prej aty e kanë pasur hilen politike- tha Demiri.

© ZHURNAL 19.03.2019, 22:39 | T.E. | 3,644 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut