CLICK PLUS A po dalin nga politika komandantët e luftës apo i largojnë pa dëshirën e tyre!? (Video)
maqedonia
Click plus A po dalin nga politika komandantët e luftës apo i largojnë pa dëshirën e tyre!? (Video)

Click plus A po dalin nga politika komandantët e luftës apo i largojnë pa dëshirën e tyre!? (Video)

Shkup, 18 mars – Sonte në emisionin ‘Click plus’ në Tv21 është debatuar mbi shpërbërjen e Sekretariatit për implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe shndërimin në një ministri të re e për këtë në studio për të debatuar të ftuar kanë qenë ish nënkryetari i parlamentit nga rradhët e BDI Rafis Aliti, ish deputeti dhe përfaqësues i luftës së 2001 Zulfi Adili – Qufa nga ASH dhe gazetari e analisti Arben Ratkoceri.

Në lidhje me këtë iniciativë, Aliti ka thënë se janë takuar me kreun e BDI Ali Ahmeti dhe kanë biseduar gjerë e gjatë.

“Për ne që ishim pjesë e 2001 ishte shumë e rëndë sepse për shumicën që nuk kanë qenë është shumë e lehtë dhe as që mund të kuptojnë, ai shqetësim n aka detyruar që të kërkojmë takim me kryetarin e BDI-së Ahmeti dhe shqetësimet tona ia kemi bartur se pse shuhet e shpërbëhet, kemi qenë unë, Hazbi Lika, Sheval Ceku, Nazif Bushi etj, por ato ishin shqetësimet tona që ne e kemi parë që të takohemi me kryetarin e të shohim cfarë ndodhë sepse iniciativa ishte pikërisht nga deputetët e BDI-së e në atë takim shfaqëm gjithë ato që kishim. Gjatë bisedës që biseduam gjithësesi se ndëruam mendimet tona dhe z. Ahmeti e kërkoi ligjin e sollën ligjin dhe u morëm vesht që të shqyrtojmë ligjin cfarë përmbanë brenda dhe kërkesa jonë ishte që kjo iniciativë të shtrohet në kryesinë qendrore, shpërbërjen e sekretariatit dhe formimin e ministrisë sepse kjo është cështje shumë serioze sepse duhet konsultuar edhe njerëz jashtë kryesisë qendrore që kanë dhënë kontribut”, kështu ka deklaruar mes tjerave Rafis Aliti.

Ndërkohë që Adili ka thënë se me këto iniciativa në vend po rikthehet vëllazërim bashkimi.

“Ali Ahmeti me këtë iniciativë dmth shuarjen e sekretariatit gjegjësisht marrëveshjen e Ohrit e shuan për të pregadit terenin që nesër të del BDI me lista të përbashkëta me LSDM, politika e tij dhe e BDI nëpërmjet kësaj pune nënkuptohet se na kthehet vëllazërim bashkimi në vend”, ka thënë kështu Adili.

Arben Ratkoceri ka deklaruar se populli shqiptarë ju ka dal hakut komandantëve të luftës duke i votuar kështu për 18 vite me rradhë.

“Nuk duhet të harrojmë dhe si komunitet shqiptarë në Maqedoni por populli u ka dhënë votë qe 18 vjet dhe mirëqenien sociale e karierën politike, populli shqiptarë u doli hak komandantëve të luftës, po i voton 18 vite”, ka thënë kështu në debat Ratkoceri.

A po dalin nga politika komandantët e luftës apo i largojnë pa dëshirën e tyre, këto e shumë gjëra të tjera në debatin në vazhdim:

© ZHURNAL 18.03.2019, 23:03 | T.E. | 19,929 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut