Kryeministrja e Zelandës së Re me shami në kokë shkon t’i ngushëllojë komunitetin mysliman pas sulmit terrorist në xhami
bota
Kryeministrja e Zelandës së Re me shami në kokë shkon t’i ngushëllojë komunitetin mysliman pas sulmit terrorist në xhami

Kryeministrja e Zelandës së Re me shami në kokë shkon t’i ngushëllojë komunitetin mysliman pas sulmit terrorist në xhami

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern menjëherë pas sulmit ka treguar një solidaritet të veçantë me viktimat dhe myslimanët. Ajo e vazhdoi këtë solidaritet kur shkoi për t’i vizituar të prekurit duke veshur shaminë islame.

Ardern shkoi në qendrën e refugjatëve “Canterbury” për ta ngushëlluar komunitetin mysliman. Në këtë vend ajo është parë me shami në kokë në shenjë solidarizimi dhe respekti për pjesëtarët e komunitetit mysliman që jeton në Zelandën e Re.

Ajo ka ngushëlluar myslimanët dhe ka thënë se janë pjesë e Zelandës së Re, dhe nuk janë  ata të cilët kanë qëndrime raciste dhe bëjnë sulme të tilla.

“Zelanda e Re është e bashkuar në vajtim dhe ne jemi të bashkuar në vajtimin tonë”, ka thënë ajo.

Përndryshe, shumë familjarë po qëndrojnë në spitale për të marrë lajme për personat e plagosur, ndërsa disa të tjerë janë ende në listat e të zhdukurve.

“Kemi ardhur për t’i vizituar njerëzit, kemi humbur shumë persona, shumë miq tanë”, tha Sharifullah Najib, i cili është me prejardhje nga Afganistani.

Në sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 20 plagosur.

© ZHURNAL 18.03.2019, 21:42 | B.M. | 8,129 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut