"Ajo" i More Raçës në konkurrencë zyrtare në "International Short Film Festival Oberhausen"
kulture
"Ajo" i More Raçës në konkurrencë zyrtare në "International Short Film Festival Oberhausen"

"Ajo" i More Raçës në konkurrencë zyrtare në "International Short Film Festival Oberhausen"

Filmi “Ajo” i regjisores kosovare More Raça është  selektuar për të qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në Festivalin e Kategorisë A , ‘International Short Film Festival Oberhausen’.

‘International Short Film Festival Oberhausen’ është ndër festivalet më të vjetër dhe më të rëndësishëm të filmit të shkurtër. Ne këtë festival kanë aplikuar 5000 filma dhe janë pranuar vetëm 90 filma. Film AJO është konkurrent në kategorinë Children’s and Youth Films, shkruan KultPlus.Filmi “Ajo” me regji të More Raçen, ka për producent Sunaj Raçën  ndërsa flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në film luajnë aktorët Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

© ZHURNAL 15.03.2019, 09:50 | L.E. | 770 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."